LAJMI I FUNDIT:

Grabitet shtëpia e biznesmenit të njohur kosovar

Grabitet shtëpia e biznesmenit të njohur kosovar

Policia ka njoftuar për një rast të grabitjes nga persona të maskuar dhe të armatosur që është në një shtëpi në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Murat Mehmeti”, dje rreth orës 03:35. Sipas Policisë, ankuesi ka njoftuar se katër  persona  të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë brenda shtëpisë dhe i kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash dhe stoli ari si dhe një veturë me targa vendore.

Gjatë punës policore vetura e vjedhur është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit. Nuk raportohet për të lënduar dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin.


Ndryshe, sipas Agjencionit te lajmeve Kosovapress shtëpia e grabitur është në pronë të biznesmenit dhe ish – deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hashim Deshishku./Telegrafi/