LAJMI I FUNDIT:

Katër medalje për xhudistët e Trepçës

Katër medalje për xhudistët e Trepçës

Xhudistët e klubit Trepça nga Mitrovica kanë zënë vendin e dytë në turneun ndërkombëtar të xhudos "Vllaznia Cup 2013", që u mbajt në Shkodër.

Xhudistët mitrovicas në këtë turne, ku morën pjesë edhe garues nga Mali i Zi, Shqipëria e disa klube kosovare, kanë fituar katër medalje të arta.

Dy medalje fitoi Blenard Begu, një Lirona Hoxha dhe një Besart Abrashi. /Koha/Telegrafi/