LAJMI I FUNDIT:

Katër kosovarë në finale

Katër kosovarë në finale

Dje në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar të 15-të “Adem Jashari”, të cilat kanë sjellë disa meçe tejet cilësore. Boksierët kosovarë kanë treguar cilësi të mira, duke u kualifikuar disa prej tyre në finale. Arianit e Gazmend Gashi, pastaj Pirro Quni e Liridon Zeqiri pa shumë problem tejkaluan sfidat e para.

Ky është njeri ndër turnetë të cilësuar si më i organizuar për faktin se për herë të parë është edhe në kalendarin e Federatës Botërore të Boksit (AIBA). Turneu u zhvillua në dy faza. Pesë meçet e para u zhvilluan nga ora 12:00, për të vazhduar nga ora 17:00, ku u zhvilluan 8 meçe tjera. Finalet do të zhvillohen sot në Gjilan.

Rezultatet e gjysmëfinaleve: Rexhildo Zeneli (SHQI) – Stefan Sekuliç (M. Z) 0:2, Kristijan Shytani (SHQI) – Naser Shala (KOS) 2:0, Emiliano Çekini (SHQI) – Josip Krsnik (KRO) 2:0, Tashkov Dimitrov (MAQ) – Pirro Quni (KOS) O:2, Arianit Gashi (KOS) pa luftë, Krenar Zeneli (SHQI) – Galio Juliano (ITA) 0:2, Martin Aleksov (MAQ) – Liridon Zeqiri (KOS) 0:2, Ivan Njegaç (KRO) – Gazmend Gashi (KOS) 0:2, Nikolla Stanishiq (M.Z) – Bojan Ristevski (MAQ) 0:2, Alban Bermeta (SHQI) – Marco Brignoli (IYA) 2:0, Xhemo Boshnjak (B. H) – Matiç Samastur (SLO) 2:0, Marko Radonjiç (M.Z) – Klemen Turkush (SLO)2:0. /Zëri/Telegrafi/