Katër arsyet që shtyjnë Kylian Mbappen të largohet nga PSG në afatin e janarit

Disa orë përpara se gjyqtari Michael Oliver të sinjalizonte fillimin e ndeshjes mes PSG-së dhe Benficës për rrethin e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, u zbulua një “telenovelë” e re në klubin francez, me Kylian Mbappen që është në rolin kryesor.
Disa media franceze, duke përfshirë Le Parisien, L’Equipe dhe RMC, si dhe e përditshmja sportive spanjolle Marca, raportuan të martën se lojtari është i frustruar dhe dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Megjithatë, në përpjekje për të kundërshtuar këtë informacion, Luis Campos, drejtor sportiv i PSG-së dhe dikush shumë i afërt me Mbappen, i tha rrjetit Canal+ se sulmuesi 23-vjeçar nuk i ka thënë kurrë se dëshiron të largohet në janar.
Të nesërmen, gazeta kryeqytetase Le Parisien zbuloi se ka katër arsyet pse sulmuesi francez është i vendosur t’i japë fund aventurës së tij në “Parc des Princes’ sa më shpejt që të jetë e mundur. Kujtojmë se së fundmi ai ka nënshkruar një rinovim kontrate që e lidh atë me klubin deri në qershor të vitit 2025.
Arsyeja e parë që Mbappe e kërkon largimin nga klubi është për shkak të marrëdhënies së dobët që ka me drejtorin aktual sportiv Luis Campos, i cili mbërriti në fillim të këtij sezoni për të zëvendësuar Leonardon në këtë rol.
Portugezi, megjithatë, do të kishte bërë premtime që në fund nuk i mbajti për çështje të rëndësishme. “Ylli parisien ndihet i mashtruar për çështje të rëndësishme”, ka theksuar mediumi në fjalë.
Paralelisht, lindi një tjetër arsye largimi dhe kjo është për shkak të pozicionit të tij brenda fushës. Kryezia i kishte premtuar francezit 23-vjeçar transferimin e një qendërsulmuesi, në mënyrë që ai të bëhej pikë referimi për çdo top në sulm, siç e përkufizoi vetë Mbappe duke përdorur një ton ironik në një nga postimet e tij në Instagram.
Arsyeja e tretë pse ai e ka përcaktuar largimin e tij është për shkak të një teme të bazuar në stilin e lojës. Gjatë nënshkrimit të rinovimit të tij, atij iu tha se sistemi taktik do të evoluonte nga një 4-3-3 në një 4-4-2 me dy sulmues të qartë dhe të tjerët që mbërrinin në krahë. Diçka që nuk mund të realizohej duke mos punësuar një sulmues të pastër.
Së fundmi, arsyeja e katërt dhe e fundit, nuk është gjë tjetër veçse marrëdhënia e tij personale me yjet e mëdhenj dhe mbi të gjitha me Neymarin, me të cilin ndau një debat të zjarrtë në mes të një ndeshjeje lige për ekzekutimin e një penalltie. Që nga ai episod, braziliani vazhdon të supozojë se ishte Mbappe ai që kërkoi shprehimisht te kryesia e klubit që ai të largohej nga ekipi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Orari i ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Kosovës, ndeshjet luhen të mërkurën dhe të enjten

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri