Katër arsye të forta pse duhet të pini ҫdo ditë uthull molle

Të gjithë e dinë tashmë sa e rëndësishme është uthulla e mollës për lëkurën dhe për flokët, por nëse nuk e keni ditur më parë, uthulla është shumë e rëndësishme edhe për shëndetin.
Mund të shijojë pak çuditshëm në fillim, por të mirat që ofron janë të pakrahasueshme.
1. Ndihmon tretjen: Uthulla e mollës “ndihmon tretjen duke stimuluar gjëndrat e pështymës në gojë”,- thotë Patricia Bragg, përfaqësuese e N.A. Ph.D. Po ashtu, ajo rrit sasinë e acidit në stomak – dhe kjo është gjë e mirë, sepse ushqimet nuk mund të treten plotësisht, nëse sasia e acidit në stomak nuk është e mjaftueshme.
2. Qetëson dhimbjet e fytit: Të pish pak uthull molle ndihmon për të balancuar nivelin e pehashit në fyt. Uthulla vret bakteret, pastron gëlbazën, duke e bërë frymëmarrjen më të lehtë.
3. Ul kolesterolin. Një studim i vitit 2006 ka provuar se acidi acetik në uthullën e mollës ul në mënyrë të ndjeshme kolesterolin dhe i mban trigliceridet në nivelin e duhur. Pirja e dy lugëve uthull molle çdo ditë do të të ndihmojë për të mbajtur në nivele të kënaqshme kolesterolin.
4. Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak: Uthulla e mollës është një përbërës ideal për të gjithë të prekurit me diabet. Edhe për këtë fakt janë kryer një sërë studimesh, të cilat kanë arritur në një përfundim – uthulla e mollës ul nivelet e glukozës, nëse pihet pasi të kesh konsumuar një vakt. Po ashtu, thuhet se mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak në mëngjes, nëse e pi në darkë para gjumit.
Uthulla e mollës ka edhe shumë përfitime të tjera (si humbja e peshës), por për disa prej tyre duhet të ketë edhe prova shkencore.
Nëse fillon të shtosh uthullën e mollës në ditën e përditshme, është mirë që fillimisht të pyesësh mjekun.
Rekomandohet edhe hollimi i uthullës me ujë, për shkak se ajo përmban shumë acid që mund të ndikojë edhe në prishjen e smaltit të dhëmbëve. Përziej një deri në dy lugë gjelle uthull organike me ujë. Kësaj përzierjeje mund t’i shtosh edhe pak mjaltë për ta bërë shijen e saj pak më të ëmbël. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës