LAJMI I FUNDIT:

Katedralja në Prishtinë, gati një dekadë në ndërtim (Video)

Katedralja në Prishtinë, gati një dekadë në ndërtim (Video)

Katedralja “Nënë Tereza”, që nga viti 2007 ka mbetur e papërfunduar.

E vendosur në qendër të Prishtinës, ashtu siç është aktualisht e përgjysmuar, po i jep pamje jo të mirë kryeqytetit, thonë qytetarët, raporton “038” i KTV-së.

Kjo bie në sy edhe tek ata që për herë të parë vizitojnë Prishtinën.


Kritik për këtë është shprehur edhe komuniteti i arkitektëve. Bekim Ramku ka thënë se Prishtina e ka humbur një mundësi që të marrë pamje më bashkëkohore, me mënyrën se si po merr formë katedralja.

Por, Ipeshkvia e Kosovës deklaron se katedralja është vazhdimësi e krishterimit dhe traditës shqiptare dhe se gjithçka është duke shkuar në rregull sa u përket punimeve rreth ndërtimit të saj.

Zyrtarët e saj kanë thënë se po bëjnë përpjekje që në njëvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, katedralja që mban emrin e saj, të jetë e gatshme.

Don Fatmiri Koliqi, zëdhënës i Ipeshkvisë së Kosovës, ka thënë se në ndërtimin e katedrales ndikojnë edhe mjetet financiare, megjithatë sipas tij, për këtë kanë gjetur mbështetje nga besimtarët dhe kishat e vendeve të tjera të Evropës.

Në anën tjetër, Ipeshkvia dhe Komuna e Prishtinës tash e sa kohë janë në proces gjyqësor rreth pronës ku janë duke u ndërtuar lokalet.

Fillimisht, në shkallën e parë Ipeshkvia u njoh si pronare, megjithatë rasti është kthyer në Gjykatën e Apelit dhe tani janë në pritje të verdiktit përfundimtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori