Katalunja është një rajon i pasur krahasuar me të tjerët në Spanjë. Nëse Katalunja do të jetë e pavarur, ajo mund të krijojë probleme ekonomike jo vetëm për Spanjën, por edhe për vet rajonin.
Një e pesta e rendimentit ekonomik të të gjithë vendit realizohet në Katalunjë. Shumë koncerne ndërkombëtare janë vendosur përreth Barcelonës. Ka shumë sipërmarrës katalunjas që janë kundër pavarësisë, por jo të gjithë.
Joan Canadell ka në pronësi pikën e furnizimit me karburant më të njohur të Katalunjës. Ajo ndodhet në L’Ametlla del Vallès, një orë me makinë larg Barcelonës. Ajo dallohet qysh nga larg prej Esteladas së madh, flamuri katalunjas i pavarësisë, që është stampuar krahas logos së firmës dhe prej pllakatës gjigande me “Si”, që është vendsour mbi çati. Kjo është “Si-ja” për fushatën e referendumit, “Po” në fletën e votimit më 1 tetor.
Sipërmarrësi Joan Canadell lufton për pavarësinë e Katalonnjës. Ai sheh vetëm avantazhe ekonomike në të: “Një Katalunjë e pavarur ekonomikisht do të ishte po aq e fortë sa Austria, Danimarka apo Norvegjia. Këto janë vende të vogla me të ardhura relativish të larta për frymë. Produkti ynë bruto në vend është gjithashtu i lartë. Unë jam i sigurtë, se me një qeveri katalunjase, që mbështet industrinë tonë lokale, e po ashtu edhe turizmin katalunjas e tregtinë me jashtë, do të jetojmë shumë më mirë, se sa tani me një qeveri në Madrid, e cila kryesisht mbështet ekonominë atje dhe do të krijojë një “Madrid të madh”.
Joan është një ndër të paktët sipërmarrës, që angazhohen hapur për shkëputjen e Katalunjës nga Spanja. Shumë sipërmarrës të tjerë druajnë, se pavarësia mund të sjellë diavantazhe për ekonominë, kryesisht për koncernet ndërkombëtare, që e kanë selinë në Katalunjë dhe për firmat lokale, që bëjnë biznes jashtë vendit. Josep Bou ka një punishte buke në Barcelonë dhe është shef i shoqatës katalunjase të sipërmarrësve. Ai përfytyron këtë skenar: “Nëse më 2 tetor, ditën pas referendumit, Katalunja shpallet e pavarur, ky rajon do të përjetojë një kolaps ekonomik. Nëse Katalunja shkëputet nga Spanja, ajo do të shkëputet edhe nga Europa e kësisoj do të humbasë një sërë avantazhesh dhe detyrimesh, për një tregti pa ndërlikime me pjesën tjetër të Europës. Kjo vlen edhe për qarkullimin e parasë dhe të personave. Ndaj pavarësia për ne do të ishte një tmerr.”
Do të rivendoseshin barrierat doganore, e kësisoj eksportet dhe importet do të shtrenjtoheshin, e kjo do t’i ulte aftësinë e konkurrencës sipërmarrësve katalunjas në krahasim me partnerët e tyre jashtë vendit. Josep Bou sheh edhe të tjera probleme: “Firmat, që kanë vendosur marrëdhënie tregtie me partnerët në Evropë – p.sh. për mirëmbajtjen e makinerive dhe aparaturave – do të hasin në këtë problem: Nëse ndryshojnë kushtet juridike dhe politike në Katalunjë, automatikisht kontratat do të anullohen.”
Qeveria spanjolle mendon, se ekonomia në Katalunjë mund të bjerë me 25 deri në 30 përqind dhe se papunësia do të dyfishohet. Për t’u bërë sërish pjesë e BE-së, Katalunja duhet të nis nga fillimi procesin e antarësimit – ndoshta një rrugë e vështirë e plot pengesa kjo. Sepse Katalunja mund të bëhet anëtare e BE-së, nëse këtë e miratojnë të gjitha shtetet anëtare. E në radhë të parë do të jetë Spanja ajo që do të vendosë veton kundër.
Por, përkrahësit e pavarësisë, si pronari i pikës së karburantit Joan, janë të bindur, se pas një ndarjeje BE-ja mund ta pranojë pa probleme Katalunjën për shkak të forcës ekonomike të saj. E që kjo mundësi të jetë e madhe Joan ndërmerr gjithçka që është brenda forcave të tij për t’ia arritur qëllimit: “Ne taksat tona i transferojmë në Barcelonë dhe jo në Madrid. Kjo nuk është ilegale. Nuk është rruga klasike, por nuk është një rrugë e ndaluar. Përveç kësaj ne një pjesë të të ardhurave tona i shpenzojmë në projekte, që çojnë përpara pavarësinë.”
Tre vitet e fundit kanë qenë gjithsesi rreth 70.000 Euro. Joan p.sh. ka dhënë donacion para për një film dokumentar për pavarësinë, po ashtu ai ka mbështetur një kryetar bashkie katalunjas, i cili duhej të paguante një gjobë, sepse në bashkinë e tij nuk ishte vendosur flamuri spanjoll, por Estelada. Një problem, që do t’i përkasë së shkuarës, në rast se Katalunja vërtetë do të bëhet një republikë e pavarur. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Scott-Bessent-trump-e1739295458994-780x439.jpg)
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Hamasi mund të ndal lirimin e pengjeve izraelite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Basem-Naim-780x439.jpg)
Hamasi mund të ndal lirimin e pengjeve izraelite
![Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-14-780x439.jpg)
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian
![Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-17-780x439.jpg)
Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të na jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht