LAJMI I FUNDIT:

Kastrioti e humb ndeshjen e parë

Kastrioti e humb ndeshjen e parë

KH Kastrioti ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të garave kualifikuese të kupës së EHF-it për femra kundër ekipit belg Handball Femine Vise.

Ndeshja e zhvilluar në Ferizaj përfundoi me një dallim prej pesë golave në favor të belgeve 25:30. Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 14:14, ndërsa me fillimin e pjesës së dytës ekipi belg u këndellë duke treguar një loje më të mirë dhe efikase, që ia mundësoi vazhdimisht të jetë në epërsi.

“Në fillim ekipi ynë ishte më i mirë, por më vonë nëse e flasim realitetin ato u treguan më të mira. Kemi mundur të japim më shumë, por i bëmë disa gabime, ndoshta pse nuk e kemi ditur se çfarë ekipi ka kundërshtari. Loja ishte korrekte dhe ato e merituan fitoren në ndeshjen e parë”, tha Beba Belma e Kastriotit që ishte edhe lojtarja më efikase me 11 gola.

Trajneri i ekipit belg Olivier Leleux nuk ka mbetur i kënaqur me lojën e treguar. ”Teknikisht ndeshja nuk ishte e mirë,ndoshta për shkak të stresit.


Nga ana tjetër atmosfera dhe publiku ishin shumë të mirë. Në ndeshjen do të kemi më pak, me shpresë se do të fitojmë sërish dhe kualifikohemi”.Judith Franssen ishte më e dalluar tek belget me 10 gola. Sot zhvillohet edhe ndeshja e dytë, e cila gjithëashtu do të luhet në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj. /Zëri/Telegrafi/