LAJMI I FUNDIT:

Votat që iu shtuan partive politike pas numërimit të afro 20 mijë votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Votat që iu shtuan partive politike pas numërimit të afro 20 mijë votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Pas numërimit të afro 20 mijë votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje ka thelluar rezultatin.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ku nuk përfshiheshin votat me postë dhe ato me kusht, Vetëvendosje kishte 203 mijë e 52 vota, ndërsa tani kjo parti grumbullon gjithsej 215 mijë e 955 vota, duke iu shtuar edhe 5 mijë e 873 vota nga numërimi i deritanishëm i votave me kusht si dhe duke iu shtuar edhe 7 mijë e 30 vota nga votimi me postë.


Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu ka pësuar ndryshim rezultati. Nga 197 mijë e 702 vota sa kishte kjo parti, tashmë LDK ka 203 mijë e 828 vota, kështu duke iu shtuar votat me kusht ku për LDK-në ishin 3 mijë e 968 si dhe ato më postë ku për këtë parti votuan 2 mijë e 158 qytetarë, shkruan Telegrafi.

Partia Demokratike e Kosovës po ashtu ka pasur rritje të përqindjes, pas numërimit të votave me postë dhe votave me kusht, nga 169 mijë e 211 sa kishte kjo parti, tashmë PDK grumbullon gjithsej 175 mijë e 438 vota, duke futur në llogaritje edhe 4 mijë e 88 vota të cilat i shtohen kësaj partie pas numërimit të votave me kusht si dhe 2 mijë e 139 nga votimi me postë.

Koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit kishte marrë 92 mijë 149 sipas rezultateve preliminare, ndërsa tani ky koalicion ka 95 mijë e 480 vota, duke iu shtuar 2 mijë e 776 vota nga numërimi i votave me kusht, si dhe 555 vota nga votimi me postë.

Ndryshim rezultati, po ashtu ka edhe koalicioni tjetër NISMA-AKR- PD, të cilët sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, nuk kishim mundur ta kalojnë pragun zgjedhor duke marrë vetëm 39 mijë e 495 vota, kurse tani ky koalicion ka 41 mijë e 431 vota. Duke iu shtuar edhe 1 mijë e 2 vota pas numërimit të votave me kusht si dhe 916 nga votimi me postë.

Procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta ka filluar gjatë ditës së djeshme.

Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2.150.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori