LAJMI I FUNDIT:

PSP dërgon në gjyq materialet për 17 aktakuzat e prezentuara sot (Foto)

PSP dërgon në gjyq materialet për 17 aktakuzat e prezentuara sot (Foto)

Prokuroria Speciale Publike sot pasi ka mbarruar konferencën për shtyp ku janë prezentuar 17 aktakuzat e reja, dokumentet për këto lëndë i ka nisur për në gjykatë ku duhet edhe të punohen si lëndë të posaçme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për aktakuza të 17 aktakuza të ngritura për lëndët ”Total” dhe ”Titanik” ku në mes tjerash paraburgim kërkohet për: Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Kiril Bozhinovski, Martin Protugjer, Sasho Mijallkov, Elizabeta Kançeska-Milevska, Vlladimir Peshevski dhe Dragan Pavlloviq-Llatas.

Pritet që në ditët në vijim gjykata të deklarohet për këto dy raste. /Telegrafi/