LAJMI I FUNDIT:

Kapet në aeroport me 200 zogj në çantë

Kapet në aeroport me 200 zogj në çantë

Autoritetet braziliane kanë kapur një mashkull portugez në aeroportin ndërkombëtar të Sao Paolos me 200 zogj në çantën e tij, ka raportuar policia lokale.

Zyrtarët doganorë kanë gjetur se 65 nga 200 zogjtë të cilët vinin nga Ishujt Kanari kishin ngordhur, ka thënë Ministria e Bujqësisë në një deklaratë.

Policia do të padis mashkullin me nënshtetësi braziliane i cili arriti nga Peruja për trafikimin kafshësh, ka thënë një polic federal në aeroport.

Kafshët e mbetura të gjalla do të dërgohen sërish në Peru me aeroplan, në kushte më humane.