LAJMI I FUNDIT:

Kapet me penis në kavanoz

Kapet me penis në kavanoz

Penisi, kavanozi dhe përndjekja policore janë vetëm disa nga elementet e këtij tregimi bizar, i cili ka ngjarë në një plazh të Australisë.

Një mashkull është arrestuar pasi që policia e ka kapur në automjet me penisin e tij në kavanoz.

Perversi 46-vjeçar Keith Roy Weatherley, po qëndronte ulur në automjetin e tij në afërsi të plazhit Nobbys në Australi, kur i është ofruar policia.

Djelmoshave në uniformë u është dukur se ai ishte i armatosur, prandaj kishin nxjerrës armët e tyre.


Kur i kishte vërejtur, Weatherley i kishte dhënë gaz, që solli deri tek një përndjekje e shkurtër. Policia e kishte kapur për 10 minuta.

E kur në fund u ndal, ai nuk deshi të dalë nga automjeti, prandaj policët ishin të shtyrë të përdornin dhunën. Pasi që e nxorën prej veture, atyre u ra në sy kavanozi prej 750 ml, që po qëndronte i varur në penisin e tij.

Policia ka gjetur në automjetin e tij në varg gjësendesh, në mesin e të cilave edhe revista pornografike, lodra seksi të punuara nga ai, çorape femrash dhe një qen.

Weatherley është shpallur fajtor për sjellje të pamoralshme dhe rezistencë gjatë arrestimit.

Në mbrojtjen e tij, ai ka thënë se po ikte nga policia sepse po tentonte të “dukej normal”. Ai është dënuar me 400 euro.