LAJMI I FUNDIT:

Kapen në doganë rreth 75 mijë cigare, u tentua të shmanget taksa mbi 100 mijë euro

Kapen në doganë rreth 75 mijë cigare, u tentua të shmanget taksa mbi 100 mijë euro

Njësit e Doganës dje në orët e pasdites, respektivisht ekipet e Antikontrabandës së Doganës kanë ndalur një furgon në të cilin kanë hasur cigare kontrabandë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “pas ndalimit të këtij furgoni janë gjetur cigare të llojit Regina Red dhe Blue”, transmeton Telegrafi.

“Sasia e cigareve në këtë rast është 75 mijë copë dhe ky është rasti i dytë brenda jave që kapen cigare të njëjta, pas rastit të parë prej 65 mijë copë. Me këtë veprim është arritur të parandalohet shmangja e taksave të detyrueshme prej mbi 100.000 mijë Euro”, vijon njoftimi.


Tutje, në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

“Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet në komunikatën e bërë nga Dogana e Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

Ekonomi
Kalo në kategori