LAJMI I FUNDIT:

Kapen hajnat në Tiranë, kishin vjedhur një sasi të madhe parash dhe orë ari

Kapen hajnat në Tiranë, kishin vjedhur një sasi të madhe parash dhe orë ari

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Tiranë dhe një tjetër shpallet në kërkim, pasi kanë vjedhur një kasafortë me 9.500 euro, tri orë, tre byzylykë, një varëse floriri.

Në operacionin policor të koduar me emrin “Rolexi” janë arrestuar shtetasit E. N., 32-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe Z. D., 27-vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është mundësuar në sajë të një pune të mirë hetimore dhe është arritur të dokumentohet me prova ligjore autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, ku këta shtetas kanë kryer vjedhjen në një ndërtesë në rrugën e “Dibrës”.


Në cilësinë e provës materiale me këtë rast është sekuestruar edhe një automjet i tipit “Fiat Punto”, i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja R.B., 36-vjeçe, banuese në Tiranë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori