LAJMI I FUNDIT:

Kanguri që adhuron sandviçët

Kanguri që adhuron sandviçët

Një kangur i cili kishte ikur nga një park i kafshëve të egra në Gjermani, përfundimisht është kthyer duke u joshur me sandviçë të mbuluar me gjalpin e tij të preferuar prej kikirikëve.

Totto kishte dalë për një shëtitje 15-ditëshe, pasi kishte ikur nga parku Serengeti i Hanoverit, në Gjermaninë veriore.

Ai ishte fotografuar disa here rreth e përqark rajonit të Hanoverit, mirëpo kishte arritur t’u shmangej kujdestarëve të cilët mundoheshin ta gjejnë atë.

Ata madje kishin marrë djalin e tij, Conrad, me vete gjatë kërkimit me qëllim që ta tërhiqnin.


Mirëpo kur kjo dështoi, ata e lyen një dru me gjalpë kikirikësh të cilën e vazhduan duke lënë gjurmë deri në një grackë në të cilën gjendeshin sandviçët e tij të preferuar.

Toto është kthyer në parkun e kafshëve të egra ku është kontrolluar nga veterinarët të cilët kishin pohuar se është mirë.

“Ai ka humbur pak në peshë dhe po i shkojnë hundët, mirëpo përveç kësaj ai është shumë mirë”, ka thënë veterinari nga Hanoveri, Frank Thiersen.