LAJMI I FUNDIT:

Kanguri dërmon “dajak” një australian

Kanguri dërmon “dajak” një australian

Një kangur ka sulmuar një australian në pronën e tij, në Arthur’s Creek, në shtetin Victoria, kur ai ishte përpjekur ta shpëtonte qenin e tij, që kishte qenë në dyluftim me kangurin.

Mjeku Michael Vasopressin u ka shpjeguar gazetarëve se, personi në fjalë ishte përpjekur të shpëtonte qenin e tij, të cilin kanguri sa nuk e kishte hedhur në një pellg uji.

Kanguri, më pas e ka sulmuar pronarin e qenit, duke i shkaktuar lëndime në stomak, fytyrë, duar dhe gjoks, bëjnë të ditur mediat australiane.

Australiani tashmë ndodhet në një spital lokal dhe është jashtë rrezikut për jetë.


Dihet se kangurët nuk i sulmojnë njerëzit, mirëpo sipas shkencëtarëve, kur ata vlerësojnë se e kanë jetën në rrezik atëherë, mund të bëhen shumë të rrezikshëm edhe për njeriun. /Telegrafi/