Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i është përgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një letre, në të cilën sipas LDK-së thekson brengën lidhur me debatin rreth ndryshimit të kufijve.
Merkel në këtë letër ka shkruar edhe rreth çështjes së liberalizimit të vizave, ku thotë se është e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për Kosovën, duke njoftuar kështu që konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar.
Lexoni të plotë letrën e kancelares, Angela Merkel të dërguar nga LDK-ja:
“Me këtë letër Kancelarja Merkel e falënderon Kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa për shkresën e dt. 28 shtator 2018, me të cilën e kishte njoftuar lidhur me qëndrimet e tij rreth dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës.
Kancelarja Merkel thekson se ‘edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju po e përcjell me brengosje të madhe’, porosit Kancelarja Merkel.
Duke trajtuar çështjen e liberalizimit të vizave të adresuar nga shkresa e Kryetarit të LDK-së, Kancelarja Gjermane Angela Merkel shkruan: ‘Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar”.
Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kishte njoftuar, në fund të muajit shtator të këtij viti, kancelaren Gjermane Angela Merkel dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të të gjitha vendeve të BE-së lidhur me qëndrimet e LDK-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një reflektim në këtë letër kryetari Mustafa e pranoi para disa ditësh edhe nga Ministri për Punë të jashtme dhe tregti të Hungarisë, Peter Szijarto. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos