LAJMI I FUNDIT:

Kaloi me kujdes murin, elefanti hyri në një oborr që të merrte mango

Kaloi me kujdes murin, elefanti hyri në një oborr që të merrte mango

Me të parë se në oborrin e atij parku nacional në South Langwa të Zambisë nuk kishte njeri, një elefant kaloi muret me kujdes, që të merrte disa mango nga pema.

Vizitorët vetëm sa ishin kthyer nga shëtitja e pasdites, kur kafsha gjigante, po kalonte me shumë kujdes murin e lartë 1.5 metra, ndërsa lëvizte ngadalë nëpër hapësirën me nivele, transmeton Telegrafi.

Ata e filmuan fshehurazi elefantin, derisa mblodhi pemët e dëshirueshme, në mënyrë që të mos e shqetësojnë derisa të kthehet prapa.


Zakonisht, kjo kafshë është shumë e afërt me vizitorët e shumtë, duke mos hezituar që të qëndrojnë para tyre edhe kur dëshirojnë të bëjnë fotografi. Por, deri më tani, nuk ishte parë të kalonte muret, për të hyrë në oborre ku qëndrojnë vizitorët.

Në bazë të komenteve të shumta, është thënë se ai e dinte nga po shkonte, meqenëse e kishte mësuar rrugën. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Dhjetë histori interesante që nuk i dinit për Krishtlindjen (Foto)

Dhjetë histori interesante që nuk i dinit për Krishtlindjen (Foto)

Interesante
Pesëmbëdhjetë gënjeshtrat që konsiderohen si të vërteta

Pesëmbëdhjetë gënjeshtrat që konsiderohen si të vërteta

Fun
Kalo në kategori