Ekspozita “Mendoj për ty” në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë, është e qëlluar dhe humane, e njëkohësisht është edhe akuzuese dhe ndërgjegjësuese.
Por, këtu, në këtë vepër artistike, përpos bërthamës së sinqertë humane, ka edhe një kryeqëllim politik dhe ideologjik. Në të njëjtën kohë, kjo vepër e nderuar artistike, me qëllim është duke dërguar porosi politike dhe informacione jo të qarta në hapësirën publike. Kjo ekspozitë, në mes të Prishtinës, po përpunon "fakte" jo të drejta, “dëshmi” dhe “fotografi” të paargumentuara para botës, si dhe tek vet shqiptarët.
Pse e them këtë?
Fjalia, simbolet dhe gjuha që po përdorët në këtë vepër artistike tregon se kjo ekspozitë madhore i është kushtuar "grave të dhunuara në luftë". Shtrohet pyetja: kush janë këto gra të dhunuara në luftë? Janë serbe? Boshnjake? Rome? Turke? Malazeze? Egjiptase? Apo janë femra shqiptare?
Viktima nuk ka komb e as etni. Viktima është e pafajshme, pavarësisht etnisë e kombit. Këtu nuk ka dilemë. Por, dhuna e organizuar seksuale, që u përdor si “kallashnikov serb” për të shkatërruar qenësinë shqiptare, ka shtet, ka komb, etni dhe plane ushtarake gjeo-politike. Pse “harrohet” këtu të shkruhet, të ceket e të nënvizohet me titullin dhe moton si: “Viktimat seksuale të dhunës së politikave serbe ndaj gruas shqiptare”? Kjo ekspozitë ka karakter politik! Kjo ekspozitë politike është edhe dhunë, ofendim dhe torturë për të gjitha ato femra të dhunuara shqiptare.
Përse mendoj kështu?
Klithja që po i dërgohet opinionit në përgjithësi është jo e qartë. Është “me sherr”? Është jo e qartë, sepse gjuha dhe fotografia mediatike, që po përdorët me këtë rast, është e "dykuptimtë". Është “me sherr” sepse kjo ekspozitë është gjithakuzuese. Është historiharruese…!
Keni harruar se në Kosovë u dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare? U dhunuan 20 mijë gra, nëna, motra e vajza shqiptare. Hej, në shtëpi të vet! U përdor “mitra shqiptare” si eksploziv e si municion! Pse tani të relativizohet kjo ofensivë e politikave serbe!? Përse frikësoheni të përdorni emrin "Shqiptare" për femrën e dhunuar shqiptare? Përse tuteni ore të mbitheksoni se sulmuesi i “mitrës shqiptare” ishte “penisi i politikave serbe”? Pse? Pse? Deri në pafundësi pse?
Nuk është profesionale, njerëzore dhe bile as morale që të "rrafshohet" dallimi në mes “të së drejtës dhe të padrejtës”. Nuk është humane që të njejtësohet “viktima me agresorin”. Jo, nuk është e shëndetshme që të njejtësohet krimi seksual i “penisave të institucioneve serb” me veprimet e disa dhjetëra banditëve të tjerë shqiptarë.
Shkurt e shqip: Në Kosovë gjatë luftës nuk u dhunuan gratë seksualisht, por u dhunuan seksualisht gratë shqiptare. Jo nga banditët, por nga shteti dhe politika serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker