LAJMI I FUNDIT:

Kafshimi i miut zgjon zjarrfikësin që flinte në stacion

Kafshimi i miut zgjon zjarrfikësin që flinte në stacion

Një stacioni të zjarrfikësve në Glens Falls të New Yorkut i vjen era minj pasi që njëri prej tyre ia ka kafshuar hundën zjarrfikësit gjumash.

Nënkryetari i Glens Falls, John Diamond, ka thënë se zjarrfikësi është zgjuar nga gjumi të shtunën me një dhimbje dhe ka parë gjak si dhe “dy shenja të vogla kafshimi” në hundën e tij.

Zyrtarët thonë se zjarrfikësi është injektuar me tetanus dhe antibiotikë dhe tanimë është kthyer në punë.

Stacioni i zjarrfikësve do të punojë me orar të shkurtuar pasi që një shfarosës i minjve dhe zyrtarët mjekësorë shtetërorë janë duke punuar për të larguar minjtë.


Në ndërkohë, janë mbyllur edhe pjesët e gjumit dhe ushqimit në stacion.