Ismail Kadare, ambasadori i Letërsisë shqipe në botë, është nderuar të premten me çmimin "Princi i Asturias për Letërsinë 2009" në Oviedo.
Ceremonia u zhvillua në Teatrin Campoamor të Oviedos, ku Princi Filip i dorëzoi shkrimtarit shqiptar një nga çmimet me prestigjioze në botë. Fjalimin e tij falënderues Kadare e mbajti në gjuhën shqipe.
Sipas shtypit spanjoll vepra që e bëri Kadarenë të njohur është romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Vetë Kadare është shprehur entuziast për marrjen e këtij cmimi në prononcimet për mediat spanjolle.
Qindra qytetarë spanjollë në një atmosferë festive përshëndetën hyrjen në Teatër të personaliteteve më të mëdha të Spanjës si dhe të botës së artit dhe të kulturës nga shumë shtete të botës.
Fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjoz në botën anglishtfolëse, Kadare, 73 vjeç, kandidat i çmimit Nobel në letërsi, i nderuar më 24 qershor të këtij viti me Çmimin e madh spanjoll, ndodhet në Ovideo së bashku me familjen e tij, ndërsa ka qënë i pranishëm në një seri aktivitetesh të organizuar në vigjilje të këtij çmimi.
Gjithsej 31 kandidatura nga 25 vende të botës konkurruan për këtë çmim që fondacioni "Prince of Asturias" ua akordon "atyre personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë".
Dhënia e çmimit shkrimtarit shqiptar i përkthyer në të paktën 40 gjuhë të botës, u shoqërua me jehonë sidomos nga shtypin spanjoll. Gazeta e njohur "El Mundo" njoftonte atë ditë se kandidati shqiptar për çmimin "Nobel" e fitoi garën mes shkrimtarëve të përmasave të tilla si Milan Kundera, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës që jetojmë, italianit Antonio Cabucchi, holandazit Cees Nooteboom, autorë këta të njohur të brezit të Kadaresë.
Mbreti Juan Carlos dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës, Kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e të cilit mban dhe ky çmim i dërguan shkrimtarit shqiptar urimet e tyre përmes një letre ku i shprehnin dhe vlerësimet e tyre mbi veprën e tij, për të cilën fitoi dhe çmimin Princi i Asturias për Letërsinë 2009.
Çmimet Prínci i Asturias, u krijuan në vitin 1981, për punën shkencore, teknike, kulturore, sociale dhe humane të realizuar nga persona, grupe pune apo institucione në arenën ndërkombëtare. Secili prej Çmimeve Prínci i Asturias, përfshin një çmim prej 50 mijë euro, skulpturën e krijuar dhe dhuruar për këtë qëllim nga Joan Miro, një diplomë dhe një emblemë akredituese. Vitin e kaluar, fituesja e Çmimit Princi i Asturias për Letërsinë ishte kanadezja, Margaret Atwod, të cilën juria e nderoi për veprën e saj të shkëlqyer, sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të grave. /BalkanWeb/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës