LAJMI I FUNDIT:

Kadare fiton çmimin “Princi i Asturias”

Kadare fiton çmimin “Princi i Asturias”

Shkrimtari Ismail Kadare u nderua u sot me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias për Letërsinë", një nga çmimet më prestigjioze në botë në këtë fushë.

Shtypi spanjoll njofton se kandidati shqiptar për çmimin "Nobel" e fitoi garën mes 31 kandidatëve të tjerë ku dallon emri i Milan Kunderas apo italianit Antonio Cabucchi.

31 ishin kandidatura nga 25 vende të botës që konkurruan për ketë çmim të rëndësishëm.

Ky çmim iu akordohet personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve përfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë.


Ndërkohë, shkrimtari i njohur shqiptar ka thënë se është “nder i madh për një shkrimtar”, marrja e këtij çmimi prestigjioz spanjoll.

“Kënaqësia më e madhe është se puna ime u ishte në disponim mijëra lexuesve çdokund”, ka thënë Kadare për AFP, duke shtuar se “kjo është e vetmja ëndërr për shkrimtarin, e cila besoj se mund të realizohet”.

Vitin e kaluar, fituesja e çmimit "Princi i Asturias për Letërsinë" ishte kanadezja, Margaret Atwod, të cilën juria e nderoi për veprën e saj të shkëlqyer, sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të grave. /tch/rel/telegrafi/