LAJMI I FUNDIT:

Kadare, “Aksidenti” edhe në shqip

Kadare, “Aksidenti” edhe në shqip

Ishte dëshira e vetë autorit që për 5 vite libri të mbetej në sirtarët e shtëpisë botuese Onufri, të publikohej më parë në disa gjuhë të huaja e më pas të përfshihej në veprën e plotë 20 vellimëshe të Kadaresë të prezantuar nëntorin e kaluar.

Romani “Aksidenti”, i shkruar ne vitet 2003-2004, vetëm sot sheh dritën e botimit më vete, me një histori të mistershme aksidenti që shërben si pikënisje për të shpjeguar një histori të ndërlikuar dashurie.

Parathënia e botimit francez paralajmëron se në këtë roman ambicioz dhe kundër rrymës, Kadare i kushton një vend të paparë më parë temës së seksualitetit, çka do t’i befasojë lexuesit e tij.

Aksidenti në kilometrin e 17-të të një rruge, u merr jetën 2 të rinjve, të cilët edhe pas 9 vitesh bashkë i përjetuan por nuk i kuptuan ndjenjat e tyre. Rovena dhe Besforti, dy personazhe në kërkim të dashurisë së pashpikur që në fund të romanit, ashtu sikurse në fillim, të lenë me një enigmë të madhe. /TCH/