LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Albin Kurti, preferenca ime për kryeministër (Video)

Kadaj-Bujupi: Albin Kurti, preferenca ime për kryeministër (Video)

Partia Demokratike e Kosovës është e interesuar për zgjedhje të menjëhershme në mënyrë që t’i shtyjë disa procese, sidomos ato që lidhen me Gjykatën Speciale.

Kështu ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi në emisioni InfoBox të RTV Dukagjinit.

Ajo madje thotë se PDK dhe LDK tashmë po garojnë mes vete, për të marrë sa më pak faj për dëmin që i kanë bërë vendit.


“Këta kanë dështuar, janë jo-funksional, janë përgjegjës si PDK si LDK, tani janë në garën se kush do të marrë ndoshta më pak faj, për dështimet dhe dëmet e mëdha të shkaktuara në dy vitet e fundit”, tha ajo.

Arsye tjetër që sipas saj do të shkohet në zgjedhje, është edhe fakti që PDK me këtë rast, po mundohet të shtyjë Gjykatën Speciale.

Kadaj-Bujupi ka folur edhe lidhur me pozitën e kryeministrit të ardhshëm. Ajo thotë se hulumtimet me qytetarë, tregojnë se preferojnë Albin Kurtin për kryeministër.

“Besoj që Albin Kurti është njeriu i duhur që mund të bëjë kthesa të madh në këtë vend sepse gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar konsistencë në veprimet e tij. Ju e përmendet një rast, demarkacionin, ku deputete e VV-së nuk janë tërhequr nga veprimet. Ky është shembulli më i mirë  që pavarësisht sfidave që kalon Lëvizja, vazhdojmë me konsistencë të ruajmë interesat e qytetarëve, ”

Ajo gjithashtu, tha se vendi ka nevojë për ndryshim sistemi e jo ndryshim figurash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori