LAJMI I FUNDIT:

Kabul: Nga bomba masive amerikane janë vrarë dhjetëra militantë të ISIS-it

Kabul: Nga bomba masive amerikane janë vrarë dhjetëra militantë të ISIS-it

Zyrtarët afganë thonë se nga sulmi me bombën më të madhe joatomike të shfrytëzuar ndonjëherë në operacion luftarak nga ana e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, në kompleksin e tuneleve në pjesën lindore të Afganistanit, janë vrarë së paku 36 luftëtarë të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se nga ky sulm, po ashtu, janë shkatërruar disa shpella të IS-it dhe bunkerë të municionit.

Numri i të vrarëve nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Dawlat Waziri, tha se civilët nuk janë dëmtuar në këtë sulm ajror, që ka shkaktuar shpërthim masiv.


Në kumtesën e djeshme, ushtria amerikane tha se bomba e tipit, GBU-43/B, ishte hedhur në një kompleks të tuneleve, që shfrytëzohej nga luftëtarët e IS-it në qarkun Açin në Afganistan, afër kufirit me Pakistanin.

Pentagoni tha se ky ishte përdorimi i parë luftarak i të gjitha kohërave i bombës e cila i përmban 11 tonelata eksploziv.

Kësaj bombe i ishte dhënë nofka “Nëna e të Gjitha Bombave”, njofton Rel.

Në trend Botë

Më shumë
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori