LAJMI I FUNDIT:

Kabashi mungon dy javë

Kabashi mungon dy javë

Një ndër hendbollistët më të dalluar të Kastriotit, Enis Kabashi, pritet t’i mungojë ferizajasve dy javë pas lëndimit të cilën e ka pësuar në fundjavë. Një gjë të tillë e konfirmoi vetë Kabashi në një prononcim për Arena.

“Dorën e kam të lënduar dhe momentalisht e kam në gips. Të hënë që po vije do ta kem edhe një kontroll për të shikuar mundësinë që ta largoj gipsin. Por, pas kësaj besoj se do të pushojë rreth dy javë”, u shpreh Kabashi.

Ndër të tjera, hendbollisti më i mirë i vitit 2012 tha se beson se me disa përforcime skuadra e tij do të jetë një ndër kandidatët kryesor për titullin e kampionit. Ndryshe, Kastrioti u mposht në fundjavë nga ish-skuadra e Kabashit, Prishtina. /Tribuna/Telegrafi/