LAJMI I FUNDIT:

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Shtëpitë e pabanuara për një kohë u bënë strehë e më pas u shndërruan në vende morti.

Dhjetëra lajme janë të publikuara në internet ku persona nga qytete të ndryshme të Kosovës kanë vdekur në shtëpi të braktisura. Shumica prej tyre në rrethana të dyshimta, të cilat më pas u lanë në harresë.

Njëjtë kishte ndodhur edhe para një viti në rrugën “Ferat Dragaj” të lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë.


Banorët e asaj pjese kanë treguar se deri në ditën e vdekjes, në shtëpinë që mban numrin 62, e cila nga viti 2012 është braktisur, kishte jetuar një grua rreth të 30-tave.

Sipas tyre, aty kishte qëndruar edhe një person tjetër, derisa banorët pretendojnë se shkaku i vdekjes ishte droga dhe mbidoza nga lëndët narkotike, ani pse këtë nuk e bënë kurrë të ditur as Policia e as Prokuroria.

E pikërisht, vdekja e saj e kishte tronditur lagjen e krejt kryeqytetin.

Sipas Policisë, e reja ishte gjetur pa shenja jete në hollin e katit të dytë të një ndërtese që gjendet përball shtëpisë së braktisur ku kishte jetuar.

Banorët kanë frikë se mos një ngjarje e tillë mund të ndodh përsëri.

Ata i thanë Kiksit se shpesh herë nuk mund të flejnë nga zhurmat që vijnë prej personave që qëndrojnë aty.

Frikën më të madhe, këta banorë, e kanë për fëmijët. Shtëpia, e gjendur në mes të shumë shtëpive të banuara, është vendkalim i përditshëm i fëmijëve që kalojnë andej pari. Madje, shkolla filore “Ismail Qemali” gjendet pak metra larg nga po ajo shtëpi, tashmë i njohur si vendstrehim për përdoruesit e lëndëve narkotike.

Duket se këta persona, disa të rinj e të tjerë edhe në moshë, që futen në atë shtëpi, dhe janë parë duke përdorur lëndë të ndryshme narkotike, në periudha të ndryshme të ditës dalin e kërkojnë para.

Këtë e tha banori i kësaj lagje, Bekim Maliqi. Ai madje thotë se ata iu kanë kërkuar para pikërisht fëmijëve të cilët kalojnë në atë rrugë.

Ndonëse ka vite që presin, banorët e “Ferat Dragaj” në Bregun e Diellit, mbesin me shpresë se shpalosja e shqetësimeve të tyre dhe publikimi i pamjeve nga ajo shtëpi, do të bëjë që drejtorët përkatës nga Komuna e Prishtinës të veprojnë karshi kësaj situate. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Kush abstenoi, kush votoi dhe kush mungoi në votim për Albulena Haxhiun?

Lajme
Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Lajme
Albulena Haxhiu nuk i merr sërish votat për kryeparlamentare – seanca vazhdon të premten

Albulena Haxhiu nuk i merr sërish votat për kryeparlamentare – seanca vazhdon të premten

Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Dy skenarët e mundshëm sipas Meliza Haradinaj pas dështimit të seancës konstituive

Lajme
Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Lajme
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori