Federata e Futbollit e Kosovës e ka nisur sezonin e ri në kuadër të programit “Elite Youth Development Programme U15” në mbështetje të UEFA-s, ku janë të përfshirë futbollistët e lindur në vitin 2007.
Faza e parë e këtij projekti ka nisur më 5 tetor dhe është duke vazhduar në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, ku grumbullohen në ditë të ndara futbollistët e përzgjedhur nga 7 Lidhjet Rajonale.
Të përfshirë në këtë program edhe sivjet janë trajnerë nga të gjitha regjionet, derisa nga afër talenet e rinj do të përcjellen në të shumtën e rasteve edhe nga përzgjedhësi i Kombëtares U15, Ilir Nallbani dhe përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arsim Abazi, pasi synimi i këtij projekti është nxjerrja në pah e sa më shumë lojtarëve që në të ardhmen mund të jenë potencial për ekipet kombëtare.
Gjatë ditës së sotme talentin e tyre para trajnerëve të këtij programi e kanë shfaqur futbollistët e përzgjedhur nga ekipet e regjionit të Prizrenit, derisa për ta parë nga afër ecurinë e këtij projekti ka qenë edhe presidenti Agim Ademi.
Menaxheri i këtij programi, Edmond Rugova, është shprehur i kënaqur me punën e bërë në këtë projekt gjatë dy viteve të fundit, ku përkundër faktit se futbolli u godit nga pandemia, u arrit që gjithçka të përmbyllet me sukses. Ai pret që edhe sivjet puna të ecën mirë dhe të gjithë të punojnë me përkushtim, në mënyrë që talentet të vlerësohen drejt dhe të përzgjidhen më të mirët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion
Man Utd konfirmon lëndimin e rëndë të Lisandro Martinez
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin