LAJMI I FUNDIT:

Ka filluar beteja për kontrollin e hekurit

Ka filluar beteja për kontrollin e hekurit

Hekuri nuk ndriçon si ari, por çmimi i tij është bërë shokues.”Baosteel”një nga metalurgët më te mëdhenj kinez po nënshkruan një kontratë njëvjeçare për të blerë mineralin e hekurit nga grupi “Riotinto” me një çmim gati dyfish nga ai i 2007. Është një akord që do të vlejë si precedent.

Negociatat ishin të pazakonshme, të gjata dhe të vështira.Grupet anglo-australiane “Riotinto” dhe “BHP Billiton” u kanë mbushur më në fund mendjen metalurgëve kinezë të pranojnë që Australia është më afër Kinës sesa Brazili dhe si rrjedhojë kostoja e transportit Australian mund të justifikojë një çmim më të lartë për hekurin.

Për të parën herë pas vitit 1980 kinezët do të paguajnë me shumë për hekurin Australian sesa për atë të grupit brazilian “Vale”. Metalurgët kineze mund të paguajnë nëse transmetojnë çmime më të larta te konsumatorët. “BHP” çmon faktin që kostoja e lëndës se parë për metalurgët në përqindje me çmimin e shitjes është e qëndrueshme këto tre vjetet e fundit.

Në Kinë konsumatori është qeveria që shumëfishon investimet në infrastrukturë duke përdorur më shumë hekur në trena dhe në metro në një gjashtëvjeçar në qytetet e mëdha.


Kinezët do të tentojnë të blejnë hekur që është ende në tokë.“Simostel” i ka hedhur një ofertë armiqësore australianit “Midwest”.

“Baosteel” duhej të blinte me shpejtësi aksionet e partnerit australian “Fortescue”./Telegrafi/