LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Conings: Kërkim masiv për ushtarin belg ‘të armatosur rëndë’ që kërcënoi virologun pro-vaksinës kundër COVID-19

Jurgen Conings: Kërkim masiv për ushtarin belg ‘të armatosur rëndë’ që kërcënoi virologun pro-vaksinës kundër COVID-19

Një kërkim i furishëm për një burrë të armatosur në Belgjikë i cili është në “listën e të vëzhguarve të terrorit” për shkak të politikës së ekstremit të djathtë hyri në ditën e pestë të premten.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 400 oficerë të specializuar në Belgjikë intensifikuan kërkimet e tyre të enjten për ish-ushtarin, i quajtur si 46-vjeçari Jurgen Conings.

Conings u vendos në listën e vëzhgimit në shkurt dhe ka kërcënuar disa njerëz në muajt e fundit, duke përfshirë Marc Van Ranst, virologun më të lartë të Belgjikës në luftën kundër COVID-19.


Mediat lokale e lidhin Conings me Marc van Ranst, një ekspert COVID-19 mbështetës i vaksinave dhe kufizimeve shoqërore i cili ka këshilluar qeverinë belge gjatë pandemisë së koronavirusit.

Jurgen Conings u zhduk pasi u raportua se kërcënoi një virolog

Pavarësisht kësaj ai ishte ende në gjendje të “merrte” armë të rënda në një kazermë të ushtrisë para se të zhdukej këtë javë.

Ligjvënësit belg shprehën ankth të enjten për faktin se i arratisuri, i cili besohet të jetë i armatosur, ende i ishte shmangur kapjes.

“Është e papranueshme që dikush që shihet nga shërbimet tona të sigurisë si një rrezik i mundshëm ende mund të ketë qasje në armë”, i tha kryeministri belg Alexander De Croo parlamentit në përgjigje të një breshëri kritikash nga deputetët. “Procedurat dhe kontrollet e brendshme duhet të forcohen absolutisht”.

Conings kishte një karrierë tre-dekadëshe pas tij si një “ekspert shënjestre” përpara se të fillonte të bënte kërcënime dhe vërejtje raciste në Facebook.

Ai iu nënshtrua masave disiplinore por përsëri lejohej të punonte me armë zjarri.

Oficerët e ushtrisë kanë qenë duke kërkuar nëpër parkun e gjerë natyror Lanklaarse Steenweg në Niel-bij-As, Belgjika verilindore.

Një autostradë kryesore që kalon nëpër park tani është mbyllur për dy ditë, duke shkaktuar bllokime masive të trafikut.

Makina e Conings u gjet në zonë të martën që përmbante katër raketa dhe municione.

Ministri belg i drejtësisë Vincent Van Quickenborne e ka përshkruar atë si një “kërcënim akut”.

Prokurorët federalë kanë akuzuar ndërkohë Conings për vjedhje të armëve të rënda nga baza ushtarake ku ai punonte si instruktor, me sa duket për të synuar zyrtarët e shtetit belg dhe figurat publike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori