LAJMI I FUNDIT:

Juniorët: Prishtina-kampione e vjeshtës

Juniorët: Prishtina-kampione e vjeshtës

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së fundit të Super Ligës së Kosovës në futboll për juniorë. Futbollistët e rinjë të Prishtinës me barazimin në Podujevë kundër Llapit 1:1, me 34 pikë të tubuara, kanë fituar titullin e kampionit të vjeshtës.

Ata në këtë edicion garash patën paraqitje të shkëlqyer. Nga 15 takime të zhvilluara, ata kanë shënuar 10 fitore dhe 4 barazime.

Disfata e vetme është e regjistruar me rezultat zyrtar 3:0. Pikërisht takimi i javës së 6-të kundër Feronikelit, i cili ishte dashur të zhvillohet në Prishtinë, por për shkak të reshjeve të shiut, ata nuk e zhvilluan takimin. Kështu komisioni i garave këtë takim e regjistroi me rezultat zyrtar për skuadrën nga Drenasi.

Nga takimet e tjera të javës së 15-të, veçojmë, fitoren e thellë të Flamurtarit kundër Drenicës 3:0 si dhe dy fitore të skuadrave udhëtuese Feronikelit kundër Ramiz Sadikut 2:0.


Po me këtë rezultat edhe Drita mposhti në Prishtinë, Rilindjen. Dy takimet e tjera, Llamkos Kosova-Fushë Kosova dhe Vëllaznimi-Hysi nuk u zhvilluan, ngase skuadrat mysafire nuk kanë uhëtuar. Dy takimet e tjera, Besa-2 Korriku (5-2) dhe Trepça ‘89-Gjilani (1-0).