Jubileu i një kërkese qytetare
Në këtë vit të ri 2012 bëhen fiks 20 vjet prej kur për herë të parë është artikuluar kërkesa për lëndën për fenë në shkollat publike nga ana e komunitet shumicë fetar ai i BIK dhe nga Kisha Katolike e Kosovës.
Vitet dhe ngjarjet në të kanë ndrydhur e heshtur këtë kërkesë por jo shuar atë. Për me tepër veç është rritur presioni publik dhe dhembshëm janë bindur nga jeta për nevojën e saj edhe shumë qytetar tjerë të Kosovës që dikur mund të kenë qenë skeptik.
Lënda për fenë dhe përfshirja e saj në shkollat publike patjetër që është investimi më grandioz në arsimin dhe edukimin e përgjithshëm të rinisë kosovare.
Për dallim nga vendet evropiane të cilat e kanë të përfshirë një lëndë të tillë në sistemin e arsimit shkollor, në Kosovë ende ka hezitim për të pranuar këtë nismë, siç larg qëndrimeve evropiane qëndron në përgjithësi politika dhe shoqëria jonë dhe jo veç në raport me lëndën për fenë.
Përveç shoqërisë edhe politika ende nuk e ka përgatitjen e duhur për të parë përtej paragjykimeve të kota, nevojën dhe dobinë e pakontestueshme të një lënde të tillë.
Feja është një dimension i rëndësishëm i njerëzve. Edhe në kontekstin jo fetar/laik, por edhe historik përmendet që feja ishte dhe vazhdon të mbetet një faktor i rëndësishëm i shoqërisë njerëzore.
Filozofi antik Platoni përmend që shoqëria njerëzore asnjëherë s’ka pas ndonjë qytet që s’ka pas faltore – objekte fetare, si përkundër që ka mund të ketë pasur qytete pa ndërtesa, shkolla, teatro e ngjashëm.
Në anën tjetër nga faktet në teren shohim që shoqëria njerëzore në mënyrë masive është duke iu rikthyer natyrshmërisë njerëzore. Vetëm 2/3 popullsisë njerëzore përbëhen nga myslimanët dhe të krishterët, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga grupe tjera po ashtu fetar ose jo fetare.
Me fjalë tjera nuk mund ta flakim një emocion të tillë nga njerëzit e popullit tonë, që përbëhet pikërisht prej grupeve fetare islame dhe të krishtera. Njëjtë si informacionet për fetë nuk mund t’ua mbajmë të mbyllura në shtat dryna.
Shkolla ka si funksion edukimin e përgjithshëm të nxënësve. Në fakt funksioni i saj është dhënia ose përcjellja e informacioneve tek nxënësit, ndërsa pranimi i atyre informacioneve është kompetencë e nxënësve. Me fjalë tjera edhe mësimi për fenë nuk e obligon askënd domosdo me asgjë. Njerëzit siç mësojnë në Edukatë Qytetare për kulturën dhe qytetarinë dhe në mas të madhe u mungon njerëzve kjo gjë, ashtu duhet kuptuar që edhe nga lënda për fenë përfitojnë ata që duan dhe jo që i imponon dikujt diçka.
Në fund të fundit ky për fat mirë është edhe vullnet i shumicës absolute të qytetarëve të Kosovës. Pavarësisht shfaqjeve dhe anti-propagandës në shumë nga mediet e Kosovës, qëndrimi i qytetarëve kosovar s’ka lëvizur fare nga kërkesa në fjalë. Madje përkundrazi gjithnjë veç janë shtuar zërat pro kësaj kërkese, duke e shndërruar atë në kërkesë gjithë popullore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker