LAJMI I FUNDIT:

“Ju e keni parë transformimin e bërë në Shqipëri”, Rama thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit

“Ju e keni parë transformimin e bërë në Shqipëri”, Rama thirrje emigrantëve të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit

Duke kujtuar se data katër mars është afati i fundit, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 1 majit.

Në podcastin “Flasim” të kësaj të shtune, ku të ftuar kishte një shqiptar që ka emigruar në Greqi, Rama foli për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parlamentare.

“Data e fundit e regjistrimit është katër marsi, kush dëshiron, duhet të nxitojë të regjistrohet. Dhe mirë është që të regjistrohet. Shqiptarët e Greqisë dhe Italisë janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, mbi të gjitha janë dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit të vendit. Mjafton të shkoni në platformën e KQZ-së, kërkon pak durim, duhet bërë kujdes, por nuk është i vështirë. Mund të regjistrohen dhe ata me ID të skaduara. Votimi është falas, do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Vota do të hidhet në postë, e parapaguar. Është hera e parë, është historike. Mos e lini për në momentin e fundit, sepse mund të ketë mbingarkesë. Posta kërkon kohën e vetë për t’ju sjellë votën dhe më pas për ta kthyer prapë këtu”, u shpreh kryeministri.


168.366 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë aplikuar për t’u regjistruar deri më tani dhe kërkesa u është pranuar 133.049 personave./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Kalo në kategori