LAJMI I FUNDIT:

Jouyet: Franca dëshiron që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Jouyet: Franca dëshiron që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Franca dëshiron që Beogradi ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të fokusohet në integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, deklaroi ministri francez për Çështje Evropiane, Jean-Pierre Jouyet.

"Ekzistimi i Kosovës së pavarur tash është realitet dhe ne e kuptojmë se për disa kjo mund të paraqesë vështirësi, e veçanërisht për Serbinë", tha ai në një intervistë për të përditshmen zagrebase, Veçernji List.

Ministri Jouyet tha se Bashkimi Evropian është "i përkushtuar që njohjen e pavarësisë së Kosovës ta bëjë faktor të stabilitetit në rajon".

Franca ishte ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës. /rel/