LAJMI I FUNDIT:

Jouniteti i BE-së e dëmton shtetin e Kosovës

Politika e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë zhvillohet në dy arshina. Njëra është ndaj Kosovës, e cila më shumë përdorë “shkopin dhe pengesat”, ndërsa ndaj Serbisë përdorë “karrotën dhe benefite të ndryshme”. Kjo politikë duhet të ndërpritet, sepse nuk është vizionare dhe mund të prodhojë pasoja të ndryshme.

Çfarë do të kishte ndodhur në vitin 1999 nëse shumica e vendeve demokratike në botë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos kishin vepruar ndaj politikës fashiste e gjenocidiale serbe në Ballkan, e veçmas në Kosovë? Padyshim, Ballkani dhe Evropa do të zhyteshin në një kaos të madh dhe këto vende do të ishin vatra të përhershme të krizës dhe konfliktit.

Evropa, si pasojë e fashizmit serb do të ngërthehej nga etnofazhismi i brendësh i saj, ndërsa kostoja materiale dhe njerëzore do të ishte marramendëse. Askush nuk do të mundte të ndalte këtë krizë me përmasa të mëdha botërore. Bota do të kishte një regres të madh. Postulatet e demokracisë perëndimore, si liria individuale, liria e shtypit dhe të menduarit, liria e fesë, etj do të ishin zhdukur nga faqja e dheut. Do të kishim një ideologji totalitariste ortodokse botëror, një formë të etnofazhismit hitlerian, i cili do të kishte shtrirje në tërë botën.


Andaj, nuk është për t’u habitur me Spanjën si një shtet që ka pranuar vlerat e demokracive perëndimore të jetë kundër lirisë së Kosovës dhe kundër parimeve të BE-së, sepse mu në këtë shtet kishte lindur ideologjia fashiste e Gjeneralit Franko, e cila për pasojë kishte me mijëra viktima të pafajshme dhe shkatërrime enorme materiale. Ndërsa, dy vendet tjera, Greqia dhe Qiproja që po pengojnë kursin e Kosovës drejt integrimeve të BE-së, nuk janë asgjë tjetër vetëm format i ortodoksizmit komunist sllav dhe kundër vlerave universale demokratike e perëndimore. Kurse, Sllovakia dhe Rumani janë shtete të papjekura demokratike, në të kaluarën kishin ideologji shumë të përziera në vendet e tyre, herë në mbështetje të fazhizmit dhe herë kundër tyre. Pra, këto dy vende nuk e kanë dhënë testin e demokracisë dhe për shkak të mospërmbushjes së kritereve të duhura demokratike nuk është dashur të jenë aty. Për këtë shkak dhe të tjera BE-ja nuk ka një politikë unike karshi problemeve në vetë kontinentin e saj. Politika e shumicës së vendeve të BE-së që kanë njohur shtetin e Kosovës duhet më në fund t’ia tërheqin vërejtjen këtyre vendeve për pengesat që shtrojnë sidomos ndaj pavarësisë së Kosovës si dhe mbështetjen e politikës mesjatare serbe. Kjo politikë nuk guxon të tolerohet më në suazat e politikës së BE-së, andaj kjo në të arshmen duhet të përmirësohet dhe të ketë ndryshime.

Por, në rast të mosndryshimit të këtij kursi politik të këtyre shteteve të BE-së ndaj pavarësisë së Kosovës, atëherë politika e Kosovës duhet të ryshqyrtojë pozicionin e saj politik. Opinini i GJND-së Kosovës i ka mundësuar jo vetëm të flas por edhe të veproj si shtet në hartimin e planeve të saj vetanake.

Politika e BE-së ka dy arshina të veprimit të saj, karshi Beogradit po aplikon “politikën e karrotave dhe donacioneve ndërkombëtare”, ndërsa karshi Prishtinës po aplikon “politikën e shkopit dhe pengesave” ndaj pavarësisë së saj. Si është e mundur që 5 shtete minore të diktojnë politikën e 22 shteteve tjera ndaj Kosovës? BE-ja nuk ka një politikë unike ndaj shtetit të Kosovës dhe perspektivës së saj evropiane. Është i pakuptimtë, që misionë i saj EULEX edhe pas opinionit të GJND-së të ketë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës dhe të mos veprojë në zbatimin e planit ndërkombëtar të Ahtisarit dhe Kushtetuës së Kosovës në gjithë territorin e saj.

Duhet të pritet 14 shtatori i këtij viti kur në Asamblenë e Përgjithsme të KS të OKB do të zhvillohet diskutimi final mbi pavarësinë e Kosovës dhe më pastaj në rast të mosndryshimit të politikës së BE-së ndaj pavarësisë së Kosovës të kalohet në planin B për Kosovën, të cilin tashmë Prishtina duhet të ketë hartuar dhe vendosur në agjendën ndërkombëtare të diskutimeve. Ky duhet të jetë plani rezervë i Kosovës, i cili do të ndryshojë krejt strategjinë politike të Ballkanit, por edhe të Evropës.

Prandaj, Prishtina nuk duhet të rrij duakryq dhe të pres nga dikush ta pranojë apo mos ta pranojë, por me punën e saj të detyrojë këto qendra vendimarrëse të njohin realitetin e ri të saj tashmë të krijuar.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori