LAJMI I FUNDIT:

Joshje dhe intrigë, spiunet që ndryshuan historinë (Foto)

Joshje dhe intrigë, spiunet që ndryshuan historinë (Foto)

Nga Mata Hari tek Gertrude Bell, nga Marlene Dietrich tek Luisa Zeni. Agjente sekrete me një armë më shumë: joshjen femërore.

Tinzare, kurajoze, të bukura, të guximshme dhe të  papërmbajtshme.

Spiunet “rozë” kanë luajtur një rol thelbësor në intrigat ndërkombëtare që kanë shenjuar përplasjet e nëndheshme, midis shteteve dhe shërbimeve sekrete. Figura mitike, mes historisë dhe legjendës, që për nga dinakëria nuk kanë asgjë më pak se sa James Bond, por që plus kanë patur një talent femëror: aftësinë e jashtëzakonshme për të joshur. Dhe falë veprimeve të tyre, ato shpesh ndryshuan rrjedhën e historisë, madje edhe më shumë se presidentët dhe krerët e shteteve.


Më e famshmja është ndoshta Mata Hari, balerinia simpatike ekzotike gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila ra në dashuri me një oficer gjerman dhe u vetëofrua si agjente e fshehtë, si për Francën dhe për Gjermaninë: një lojë e dyfishtë që i kushtoi jetën: u pushkatua nga francezët, duke refuzuar të mbante shami në sy.

E njohur për publikun e gjerë prej interpretimit të Nicole Kidman, është Gertrude Bell, arkeologia “Mbretëreshë e Shkretëtirës”, shumë afër me Uinston Churchillin: Gjithmonë, gjatë Luftës së Madhe, ajo mbështeti si agjente e fshehtë Revoltën Arabe të Lorencit të Arabisë.

Edhe diva e madhe gjermane Marlene Dietrich është një nga spiunet, edhe pse nuk ka prova të sigurta. Aktorja e ‘The Blue Angel’ u ofroi agjentëve të fshehtë amerikanë të bashkëpunonin për të vigjiluar aktivitetet subversive në ushtrinë amerikane, gjatë një sërë shfaqjesh në front, në vitin 1944.

Në krah të këtyre figurave, mes biznesit të argëtimit dhe spiunazhit, janë shumë gra që kanë punuar larg prej prozhektorëve. Gjatë Luftës Civile Amerikane, Isabella Maria Boyd – e njohur më mirë si “Belle Boyd” – luajti një rol të çmuar në kalimin e informacioneve të rezervuara, tek përfaqësuesit e konfederatës. Misteriozja “Fräulein Doktor” (emri i vërtetë nuk u mësua kurrë) ishte spiunia më efiçente në shërbim të Gjermanisë, gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që amerikania e bukur Amy Elizabeth Thorpe – me emrin e koduar “Cynthia” – u rekrutua nga shërbimi britanik për t’iu kundërvënë nazizmit.

Në listën e spiuneve femra është edhe italiania Luisa Zeni. E lindur në Arco në vitin 1896, ajo fliste përsosmërisht gjermanisht dhe bashkëpunoi me shërbimet e fshehta italiane gjatë konfliktit të parë botëror, duke marrë informacione të rezervuara për austriakët. /bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori