LAJMI I FUNDIT:

Johnson: Trump dëshiron ta zgjidhë çështjen Kosovë-Serbi

Johnson: Trump dëshiron ta zgjidhë çështjen Kosovë-Serbi

Senatori amerikan Ron Johnson, ka deklaruar se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është i interesuar që ta zgjidhë çështjen e Kosovës.

Gjatë një interviste dhënë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, ai ka pranuar se Trump është personalisht i interesuar që ta zgjidhë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Po, kjo administratë është e interesuar për këtë. Tri herë kam udhëtuar në Ballkan, pasi më ka inkurajuar ndihmës sekretari i  Shtetit, Wess Mitchell. Qytetarët në Kosovë dhe Serbi duhet të jenë të sigurt që kjo administratë, Senati dhe Kongresi janë të interesuar të kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi”, ka shtuar Jonhson.


Senatori amerikan ka ripërsëritur se SHBA-të nuk kanë vija të kuqe kur është në pyetje zgjidhja e problemit të Kosovës, dhe inkurajon liderët e dy vendeve nëse arrijnë të gjejnë ndonjë marrëveshje, duke shtuar se një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë dhe nuk mund të kryhet shpejt.

“Dëshirojmë të bëjmë diçka që të inkurajojmë presidentin Thaçi dhe Vuçiq që të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e problemit, që do të mundësonte stabilitet në Ballkan”, ka shtuar Johnson. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori