LAJMI I FUNDIT:

Jo, nuk dua të bëj fëmijë!

Jo, nuk dua të bëj fëmijë!

Për ato, femra nuk rimon medoemos me amësi. Tre femra na shpjegojnë arsyet e zgjedhjes së tyre.

Refuzimi

"Që në moshën 14 vjeçare, nuk doja të martohesha as të kisha fëmijë. Unë me motrat kemi marrë edukatë liberale. Kur isha e re, nisesha me idenë se isha unë që vendosja për fatin tim. Duke u moshuar, e kuptova që fëmija është një pjesë e jotja. I adhuroj fëmijët, por nuk mund të kisha një për vete. Nëse do të isha më e re sot, pa dyshim do të adoptoja një fëmijë. Në kohën time vetëm gratë që nuk mund të bënin, adoptonin fëmijë. Nuk di si do kisha reaguar nëse një burrë do të donte fëmijë me mua. Për fat të mirë, kjo pyetje nuk më është bërë kurrë. Tani që nuk kam më shans, më vjen keq që nuk e kam njohur kurrë gjendjen e gruas shtatzënë dhe amësinë". (Drita, 46 vjeçe)


Mendimi i psikologut
Ky rast reflekton gjithçka që është komplekse në zgjedhjen për të mos pasur fëmijë: por nuk është gjithnjë absolut, por më shpesh i dyvlerësuar. Këtë refuzim amësor mund ta kuptojmë si shprehje e imazhit të keq që ka për veten. Në përgjithësi, të heqësh dorë për të pasur fëmijë ka të bëjë me frikën për t’u përballur me një imazh të zhvlerësuar për fëmijën e saj, siç ka qenë për të, një fëmijëri me vuajtje. Si përfundim "edukimi liberal" që i kanë dhënë prindërit, mund të dyshohet për një braktisje emocionale, një detyrim për të besuar veç te vetja. Te Drita, refuzimi i amësisë tregon gjithashtu refuzimin e transmetimit gjenetik … Prandaj ajo shpreh një dyshim të thellë kur thotë se do kish hezituar nëse një mashkull do të donte fëmijë prej saj. Ky hezitim mund të kuptohet kështu: a është e mundur që një mashkull të më dojë aq shumë sa për të dëshiruar një fëmijë nga mua?

I treti është i tepërt

Albina, 38 vjeçe, mësuese vallëzimi "Zgjodha të mos kisha fëmijë, sepse nuk doja që një person i tretë të ndërhyjë midis nesh. Kur isha e vogël, nuk e imagjinoja dot veten me fëmijë. Megjithatë prindërit e mi kuptoheshin shumë mirë dhe nëna ime e ka jetuar si kënaqësi praninë time. Miqtë përpiqen të më ndryshojnë mendim. Ata nuk e kuptojnë se mund të kem kënaqësi të tjera dhe se në profesionin tim një fëmijë do të më pengonte të kisha orare kaq të ndryshme. Vendimi im nuk ka absolutisht të bëjë me frikën për deformimin e trupit nga shëndoshja. I thashë tim shoqi se nëse ai do të donte të kish një fëmijë, duhej t’i kushtonte kohë. Ai refuzoi".

Mendimi i psikologut
Kjo ide se ky fëmijë do të krijonte konflikte në çift, nuk i ka burimet në historinë aktuale por në fëmijëri. Mund të imagjinojmë se Albina është konsideruar nga prindërit si fëmija që ndërhyn dhe shkatërron marrëdhëniet e tyre. Kjo do të shpjegonte se që nga fëmijëria ajo nuk mund të bëhej nënë. Fjalët ."Prindërit e mi kuptoheshin shumë mirë" dhe "motivet profesionale" i fshehin shumë shpesh konfliktet fëmijërore që vihen re pak a shumë të vetëdijshme, që vetëm psikoterapia mund t’i zbulojë.

Të mos duash të rritesh

Nuk doja të rritesh a sa të kisha një fëmijë. Kam kaluar një fëmijëri të mrekullueshme. Pa dyshim kam dashur të qëndroj gjithnjë në këtë botë. Për më tepër, gjithnjë jam ndjerë motër, vajzë apo e dashura sesa nënë apo bashkëshorte. Nuk kam dashur kurrë të martohem. Çuditem kur dëgjoj të thonë se një femër është e pakompletuar nëse nuk ka njohur amësi në. Do të thotë të mos plotësosh funksionin biologjik. Unë, eksperiencën e amësisë e jetoj nëpërmjet miqve të mi, dhe në profesionin tim si ekonomiste". (Margarita, 47 vjeçe)

Mendimi i psikologut
Margarita ilustron një situatë shumë tipike: frikën dhe refuzimin për të braktisur botën e fëmijërisë që ajo e përshkruan si të mrekullueshme, gjë që nuk do të thotë se ka qenë me të vërtetë aq rozë. Këtë shije të mrekullisë, ajo ka ditur ta shfrytëzojë nga aktiviteti profesional. Prandaj, megjithëse nuk duket se ka hequr tërësisht dorë nga bota e fëmijërisë, ajo ka mundur të gjejë një kompromis me vlera. Ajo mbetet "vajzë dhe e dashur" por ajo ka zëvendësuar "prodhimin" e fëmijëve me atë të librave. Mund të supozojmë gjithashtu se ka raporte afektive, amësore, me të tjerët apo me veprat e botuara. Nëse asaj nuk i vjen keq për zgjedhjen e të mos qenit nënë, ndodh ngaqë profesioni i saj ka mundur të kënaqë nevojat e’ saj afektive dhe krijueshmërinë e saj.

Çfarë mund të zgjojë te një grua mosdëshirimi i fëmijës?

Nuk ka një përgjigje të saktë. Por është e qartë që marrëdhëniet me partnerët luajnë një rol themelor: paraqitja e amësisë e papajtueshme (e kundërt) me ideale të tjera themelore në formimin e personalitetit, kërkimi narcisist kundërshtohet me nocionin e dhurimit apo sakrificës që kërkon rijë fëmijë … Përmbushja e vetes ndjek atëherë rrugë të tjera nga amësia. Mund të realizohet nëpërmjet aktivitetesh të tjera, si manifestim i krijueshmërisë nën të gjitha format apo vëmendja që u kushtohet fëmijëve të të tjerëve. Ndonjëherë, janë situatat më dramatike të jetuara gjatë fëmijërisë që bëjnë mosdëshirimin e fëmijëve: incesti apo abuzimi seksual, duken të dhunshëm. Ftohtësia ndjesore konstante apo një përçmim i përhershëm nga ana e prindërve mund të shkaktojnë të njëjtin rezultat. Në mënyrë paradoksale, një ndjenjë simpatie tepër e rëndësishme për figurën e babait mund të ndalojë gjithashtu dëshirën e fëmijës.

Refuzimi i fëmijëve, fsheh një imazh të keq për veten, frikën për të mos u dashur, ankthin për të mos ia arritur për të qenë nënë, vështirësi seksuale apoafektive të ndryshme, etj.
Në të vërtetë fëmijëria zë një pjesë të madhe në këtë çështje. Por sa më dramatike të jenë ngjarjet në moshën e pjekurisë (psh. hidhërimet, ndarjet me njerëzit e dashur…), aq më pak rol luan fëmijëria.

Disa fëmijë që nuk "duhen" duke ardhur rastësisht në jetë apo për t’iu përgjigjur dëshirës së shokut, lejojnë kryerjen e një dëshire të pavullnetshme. Ata jo vetëm që do të pranohen, por edhe do të.: duhen. Në të kundërt, mund të ndodhë që një fëmijë i dashur dhe i "programuar" i përgjigjet një dëshire kaq precize të nënës që kjo do ta ketë vështirë të pranojë fëmijën e saj ashtu si është, me karakteristikat e tij, shpesh shumë të largëta me ëndrrën amësore. Megjithatë në përgjithësi, të dëshirosh dhe të duash kanë tërësisht të njëjtin kuptim.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori