LAJMI I FUNDIT:

Jimmy Marku, njeriu më i fuqishëm në Britani

Jimmy Marku, njeriu më i fuqishëm në Britani

Jimmy Marku, kampioni i garës Njeriu më i fuqishëm në Britani dhe njëri prej burrave më të fuqishëm në botë.

Gara e njohur si Burrat më të fuqishëm në botë ka filluar në vitin 1977 dhe tani është shndërruar në një ngjarje atletike shumë popullore anembanë botës.

Për më shumë se 30 vjet burrat më të fuqishëm të planetit tonë bashkohen në një seri sprovash apo testesh të ndryshme të fuqisë së tyre dhe në fund shpallet burri më i fortë në botë dhe njëri prej tyre është Jimmy Marku.

Faik Luta bisedoi me Jimmy Markun në kuadër të programit "Projekti Londër"./BBC Shqip/