LAJMI I FUNDIT:

Jeton me ditë të tëra në tavanin e shtëpisë së huaj

Jeton me ditë të tëra në tavanin e shtëpisë së huaj

Anëtarët e një familje nga shteti amerikan i Pensilvanisë nuk kanë qenë të vetëdijshëm se në tavanin e shtëpisë së tyre ka jetuar me ditë të tëra një hajn, derisa atë nuk e ka arrestuar policia.

21-vjeçari Stanley Carter është dorëzuar pasi që policia ka kërkuar shtëpinë në paralagjen e Wilkes-Barre, rreth 150 kilometra në veri të Kalifornisë. Karter në mes tjerash është i akuzuar edhe për plaçkitje e hajni.

"Derisa po zbriste nga tavani, ai po mbante veshur në pantallonat e bijës time, bluzën dhe atletet e mia", ka thënë pronarja e shtëpisë. "Sa e kam kuptuar, ai është shërbyer në shtëpinë time, ka ngrënë ushqimin tim dhe ka vjedhur rrobat e mia", ka shtuar ajo.