LAJMI I FUNDIT:

Jeta Xharra krahason Thaçin me presidentin Roosevelt

Jeta Xharra krahason Thaçin me presidentin Roosevelt

Gazetarja Jeta Xharra është treguar mjaft e rreptë dhe kritike ndaj partisë në pushtet në mediumet në gjuhën shqipe, sidomos në debat e zhurmshme ku jo rrallë PDK është në qendër të vëmendje të programit Jeta në Kosovë.

Por, me sa duket Xharra nuk ka problem ta lavdëroj dhe ta krahasoj Hashim Thaçin edhe me presidentët amerikanë Clinton dhe Roosevelt, në qarqet diplomatike.

Në numrin e fundit të revistës Prishtina Insight, që botohet nga shtëpia botuese e menaxhuar nga Xharra, revistë kjo që shpërndahet në korin diplomatik dhe të gjithë të huajt në Kosovë, editoriali i kësaj reviste thur lavde për fushatën e Thaçit.

Sipas botimit të Xharrës, "Misioni i Ri është një fushatë impresive që krahasohet me Marrëveshjen e Re të president Franklin Delano Roosevelt, me një dozë të Clintonit nga vitet e 1990-ta. Është një premtim i madh për ekonominë kosovare, përfshirë punësimin e njerëzve. Fushata ka një pozitivitet të mbushur, video të bukura dhe një rrjet social të vetin. Muzika inspiruese e ngjashme me Coldplay, po ashtu është ndihmuese", ka shkruar Xharra.

Sipas Prishtina Insight, "në minimum, kjo fushatë ka krijuar standarde të reja në fushata politike në Kosovë". /OraInfo/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Lajme
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Lajme
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Lajme
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Politikë
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

Komunat
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Lajme
Kalo në kategori