Nga: Dush Gashi
Nganjëherë kam përshtypjen se jetojmë në një roman, në një roman të keq, socrealist, ku i miri duhet të jetë i mirë me të gjitha të mirat, i keqi me të gjitha të këqijat.
Ka lexuar, more vëlla, ndokush këtu gjë tjetër pos romaneve socrealiste, nëse ka lexuar gjë fare?
Si duket, jo, madje as ministrat e as drejtorët e arsimit. Prandaj, i kanë dhënë zor që këtë shkollë t’ua mësojnë edhe fëmijëve, madje me demonstrim praktik të saj. Me shembullin personal, siç thuhej dikur. Prandaj, duhet të ekzistojë një ministër i mirë dhe një drejtor i keq. Apo, e kundërta: Drejtori është personazhi pozitiv, kurse ministri – negativ. Njëri – së paku kështu thotë teoria – është figurë ideale që posedon veti pozitive, i mposht të gjitha pengesat para vetes dhe kështu realizon mundësitë e skajshme njerëzore e shoqërore. Por, që ai të shquhet si i këtillë, doemos duhet të ekzistojë ai tjetri, i cili nuk e ka asnjë prej këtyre vetive, përkundrazi, i ka të gjitha të zezat. E po, duhet dëshmuar këtë para brezit të ri i cili, për fat të keq, nuk mund të zgjedhë, si më të rriturit, të cilët mund të dalin apo të mos dalin në zgjedhje, apo, si deputetët, të votojnë apo të mos votojnë. Kur iu thonë të shkojnë në shkollë, duhet të shkojnë, kur iu thonë të rrinë = të rrinë, apo të kthehen në gjysmë të rrugës, kur vendimi është ndryshuar në ndërkohë dhe këtë ata e marrin vesh nga shokët e tyre që kthehen në shtëpi.
Literatura i ka fajet që kemi kaq shumë të pagabueshëm. Është vështirë të jetohet në një vend kur ka superprodhim të njerëzve të pagabueshëm.
E, ç‘po ndodh në romane? Asgjë! S’i shkruan kush! E mbani mend një libër që thotë diçka të fuqishme për këtë kohë? Një vjershë? Një këngë të vetme? Një për lirinë?! E sa vjershat i kemi thurur për lirinë në kohën e komunizmit! Si të mos ketë tash, kur është hequr censura?!
Për sociologët e artit, ndërkaq, kjo nuk është kurrfarë befasie. Thonë se për të krijuar vepra të mëdha të artit nevojiten disa faktorë: vendi duhet të jetë i zhvilluar ekonomikisht, të ketë liri të shprehjes dhe të ekzistojë një kontinuitet i pandërprerë i traditës së punës artistike. Natyrisht, mund të ketë përjashtime: këtë skemë mund ta prishin vetëm personalitetet e fuqishme, jashtëserike. Me gjasë, ne s’kemi të tillë.
S’ka shpresë! Na mbetet ta durojmë trivialitetin e jetës dhe kiçin në art. /Shkrim i publikuar për herë të parë në Javoren Politike Shqiptare “Zëri”, më 2002/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e panjohur e pasardhësve të Skënderbeut

Petro Marko: Na ndau Greqia e regjimi shqiptar, se gjaku i himarjotëve është shqiptar
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Viti 1919: Konferenca e padrejtësive

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker