Intervistë me shkrimtaren e njohur Eli Kanina
Bashkëbisedoi: Mark Simoni
A mund të ndani me lexuesin raportet tuaja të hershme me librin, kulturën, dëshirën e leximit?
Raportet e mija të para nisin me rrëfimet e gjyshes, me këngët popullore të hallos, me serenatat me kitarë të kushërinjve të mi. Lidhet me praninë e hershme të shumë prej librave të Dritëro Agollit në shtëpi, si një poet e shkrimtar nga Devolli i tim eti, dhe sidomos marrja nën zë prej babait tim, të shumë këngëve popullore, edhe pa sebep familjar, një motiv që më krijon ende një gjendje mallëngjyese dhe shfrenim imagjinate. Abonimi dhe leximi i revistave dhe gazetave letrare dhe ndjekja e shumë emisioneve kulturore në televizion, pjesëmarrja në dasma dhe ceremoni me tradita etj.
Vjen më pas regjistrimi në bibliotekën e shkollës e më pas të qytetit, aktivizimi në rrethin letrar, frymëzimi e inkurajimi prej profesor Koçi Petritit kur takoheshin si korçarë me tim et e bisedonin për gjithçka, apo inkurajimet e hartimeve të mia, sidomos ato në vargje, nga profesori i letërsisë Qazim Shehu. Aktivizimi në koncerte, në rrethin e teatrit më pas në shtëpinë e kulturës, por edhe në konferenca kombëtare letrare, takimi me poetët e shkrimtarët e preferuar bashkëkohorë, botimi i cikleve me poezi në gazetë dhe më pas vetëbesimi i daljes si autore me një libër të parë, Gruaja dhe muret prej pasqyrash, nga shtëpia botuese “Muzgu, ku vazhdova të botoj edhe të tjerët, me tregime e poezi, së fundi në 2020 edhe librin tim të tetë, librin e karantinës me poezi dhe rrëfime, Pronare qiejsh.
Kam mbajtur vesh gjithçka përreth meje qysh nga fëmijëria, dhe kam ushqyer imagjinatën me gjithçka që përthithja nga leximet, aktivitetet, ngjarjet, eksperiencat, për mirë e për keq, për ta formëzuar më pas në temperaturën e vlimit shpirtëror, si një krijim letrar.
A mund të na jepni një këndvështrim, një panoramë të përgjithshme mbi letërsinë që shkruhet sot këtu tek ne, me arritjet dhe defektet e saj?
Me humor do t’u përgjigjesha me shkujdesjen e ushtarit të mirë Shvejk, me budallallëkun e tij inteligjent, se në këtë marrëzi kolektive “nuk dua t’ia di as çfarë bëj vetë, pale për të tjerët!”. Si pjesë e së tërës, jo vetëm që kam bindjet dhe qëndrimin tim, por edhe përpiqem të kontribuoj duke sjellë në vëmendje të bukurën dhe vlerën, në gjithçka që përcjell, si kur krijoj vetë, edhe kur përzgjedh të lexoj nga të tjerët.
Ka një pafundësi botimesh me një larmi gjinish e stilesh të autorëve bashkëkohorë, që në pamundësi institucionale, koha do t’i seleksionojë sipas vlerave që përcjellin (atë që nuk e bën mendja, e bën koha!). Duke filluar me librat autobiografikë, krahinorë dhe farefisnorë për bibliotekat personale, që nuk përbëjnë letërsi, por një fond botimesh që ndoshta kanë efekte historike dhe bëhen burime studimorë në një kohë tjetër, pas shuarjes së emocioneve të ngjizjes. Duke vazhduar me refleksione apo indicie të momentit, në prozë apo vargje, që stimulohen nga rrjetet sociale, por nuk do ta kapërcejnë dot kohën, për shkak të gjithë rrethanave të rastësishme që i nxjerrin në dritë, si vepra letrare, por të kombinuara aq keq, pa cilësi dhe shije, që nuk i çojnë dot më larg, se deri në botim apo me pluhurosjen në bibliotekë. Dhe, vjen letërsia e vërtetë, në prozë dhe poezi, plot origjinalitet dhe stil, që pavarësisht emrit të autorit (i njohur apo i panjohur, i ri apo i vjetër), pavarësisht se vjen me bujë apo në heshtje, të imponohet në lexim e të gdhendet në kujtesë për stilin dhe gjetjet, duke u renditur denjësisht në letërsinë e preferuar bashkëkohore, që të kuriozon dhe rend ta ndjekësh për çdo botim të ri. Letërsia e bukur të mban pas vetes, dhe asnjë kaos shoqëror dhe vlerash, nuk mundet ta zhbëjë vëmendjen ndaj këtyre librave.
Sigurisht, edhe unë kam 10-15 autorë të parapëlqyer, që i ndjek dhe lexoj me kënaqësi por që nuk do të stigmatizoj me përmendje emrash, askënd që përpiqet sipas mënyrës së vet të shpërfaqet, pavarsisht sa ia arrin.
Defekti është vetëdija dhe vetëndjerja e poetit dhe shkrimtarit, që krijohet nga e drejta për botim! Kjo është fama e rreme që vjen përmes numrit të shumtë të botimeve, përmes vlerësimit të njëanshëm e të pamerituar me çmime, përmes paragjykimeve subjektive e gjykimeve sipërfaqësorë mbi autorë dhe libra, dhe sidomos me mungesën e filtrave kritikë, për të ndarë grurin nga krundet. Kjo mungesë selektiviteti, qoftë nga Ministria e Kulturës, qoftë nga botuesit, i bën të ndihen, herë të gjithë grurë dhe herë të gjithë krunde, duke i demotivuar autorët.
A mendoni se poezia e lëvruar kaq shumë dhe me kaq emra, përbën argumentin se sasia sjell patjetër cilësi, apo mendoni të kundërtën mbi një inflacion të fjalës dhe të vargut?
Nëse do të kishte inflacion letrar, në dukje, do të na vinte për një arsye, nga një autor si Ismail Kadare. Duke jetuar në Epokën Kadare, askush nuk duhet të guxojë të krijojë më, sepse eklipsohet nga veprat e tij. Në pyllin e letërsisë bashkëkohore, shqiptare dhe botërore, Kalorësi Kadare që po trokon shekullin, mbetet ekualipti që u bën hije të gjithëve. Por, nëse letërsia do të ndalej në emra të mëdhenj, edhe vetë Kadareja në të ri të tij do të stopohej nga emrat e përveçëm të kohës, duke mos qenë ky që është sot.
Ndodh ndryshe në fakt, askush nuk stopohet, gjithkush shkruan e rrëfehet duke hulumtuar detajin sipas stilit të vet, pavarësisht sesa janë shkruar e thënë të gjitha, përpara tij. Sepse unë mendoj se gjithkush matet me veten dhe nuk i mbetet veçse të perfeksionohet duke u ngjitur drejt majës së malit të vet, pavarësisht majave rreth e rrotull që na shtojnë ambiciet, por nuk duhet të na humbasin origjinalitetin. Pra, lëvrimi prej të gjithëve nuk e dëmton letërsinë, por vetëdija e të gjithëve sa shkruajnë e krijojnë, se janë poetë e shkrimtarë të shkëlqyer, po kjo është denigruese. Prurja e shumtë krijon thellësi, rryma dhe temperatura të duhura për gjueti perlash, por vetë sasia nuk është domosdoshmërisht cilësi.
Për mua poezia e vërtetë mbetet ajo e pakta dhe e kristalta, si rrëkeja mbi shpat, që krijohet nga shkrirja e borës, apo edhe si burim i freskët plot shkulm që çan dheun, thellë nga thelbi i tokës, pastërtisht dhe duke bërë diferencë, përballë shpërthimit të sasisë së pusetave të shumta fejsbukjane, që kutërbojnë herë mediokritet e herë plagjiaturë.
Gjithsesi, nëse buron natyrshëm, poezia e lëvruar bukur, i bën udhë vetes, duke thelluar shtratin, për të shkuar përpara në cilësi dhe përsosje.
Çfarë do t’i thoshit lexuesve të kësaj interviste?
Cristopher Morley ka thënë: “Jeta është një gjuhë e huaj, që të gjithë e shqiptojnë gabim”.
Mos u lodhni, ta mësoni përpikmërisht duke jetuar gjithçka, por ta shqiptoni siç duhet, duke shijuar çdo moment të jetës! Këtë do t’ua këshilloja unë përzemërsisht, si një antistres të pamundësive dhe mungesave të shumta.
Së fundmi, sipas Volterit, për të gjykuar mbi përgjigjet, duhet të vlerësosh së pari pyetjet!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMemli heq fotot e Nënës Terezës dhe Ibrahim Rugovës
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Haveli dhe Rugova
DËSHIRA E VËRTETË E SHQIPTARËVE
Duke udhëtuar me Nikos Kazantzakisin, në hapësirë dhe kohë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët