Shqipe Sylejmani, vajza shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër prej vitesh, vjen në Kosovë me librin e saj të parë, i cili është në gjuhën gjermane me titull “Burde & Segen”, (Barrë & Bekim).
Ajo ka shkuar në Zvicër, prej moshës katër vjeç bashk me familjen e saj. Atje ka kryer shkollimin dhe ka studiuar për gazetari dhe komunikim. Sot ajo punon si kuratore e literaturës në Bazel.
Autorja Sylejmani thotë se prej vitesh ka pasur dëshirë të shkruaj dhe botojë një libër, mirëpo nuk e kishte gjetur inspirimin e duhur.
Ajo tha se në një udhëtim që ia bëri trojeve shqiptare kishte shikuar shumë vende të bukura si dhe kishte dëgjuar për tradita, legjenda dhe për kulturën e pastër që kanë shqiptarët.
“Jetoj në Zvicër me familje prej kur i kam pasur katër vjeç. Atje kam përfunduar shkollimin, kam studiuar gazetarinë dhe komunikimin dhe sot veproj si kuratore e literaturës në Bazel, por që një javë e quaj veten shkrimtare. Gjithmonë e kam pas ëndërr që të shkruaj dhe të botojë një libër. Por e kam prit inspirimin se për cilën temë. Gjithë jetën time kam prit që ideja vjen nga qielli, por ajo erdhi nga një udhëtim Ulqin-Kosovë, në trojet shqiptare”, ka thënë ajo.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/10/123115889_388256895870816_1995542310829677286_n.jpg)
Ajo shprehet se si një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër, nuk e ka ditur shumë mirë se sa shumë literaturë të mirëfilltë kanë shqiptarët dhe se sa shumë histori ngërthejnë në vete.
“Unë si shqiptare që jetoj jashtë, nuk kam qenë e vetëdijshme se sa shumë literaturë, kulture, tradita që kemi dhe ajo ka qenë vullneti im, që t’i përmbledh në një libër. Përmbajtja e librit: Një vajzë që jeton në Zvicër, dhe gjithmonë e ndjen veten që nuk është e përmbushur, derisa nuk i vdes gjyshja e saj që ia lenë amanet që ajo ti shikoj vendet shqiptare, pasi gjyshja e saj sa ka qenë e re nuk ka mundur ti shikoj. Shota (personazhi kryesor në libër), vendos ta bëj udhëtimin… Krejt pyetjet që Shota i ka, i bën gjatë rrugës me njerëz të ndryshëm që i takon dhe ata i përgjigjen me një anektodë”, tregoi në pika të shkurta Sylejmani një pjesë të shkurtë të përmbajtjes së librit të saj.
Sylejmani thotë se si shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër ka jetuar në dy botëra të ndryshme, tradicionale dhe moderne.
“Jeta si shqiptare në Zvicër dallon nga jeta e shqiptarëve këtu. Kur kanë dal gjeneratat e prindërve të mi në Zvicër, Gjermani e shtete tjera kanë sjellë kulturën e viteve 1980, 1990 dhe me atë kulturë donin që të na rrisnin dhe ne fëmijëve. Por ne kemi qenë në një botë që ka funksionuar ndryshe. Në ato dy botëra që kanë qenë për mu, njëra ka qenë në shtëpi, vajza është shqiptare e urtë, qikë e shtëpisë, i bën punët e shtëpisë, edhe pse unë jo aq shumë. Atë ka karakteri i Shotës, edhe pse nuk jam unë”, thotë ajo duke qeshur.
Sylejmani theksoi se dëshirë e saj ishte që të integrohej në shkollën zvicrane si dhe në shoqërinë e saj atje.
“Por dëshirë e imja ka qenë që të integrohem më shumë në shkollë, në shoqërinë zvicrane. Të bëj hobi e karrierë si vajzat zvicrene. Ka qenë një konflikt, se cilën rrugë dua të zgjedh. Traditën të krijoj familje dhe kaq, apo të jetoj si në Zvicër. Edhe Shota (personazhi i librit) ka këtë dilemë. Nuk janë vetëm eksperiencat e mia, por të shumë vajzave që jetojnë në Zvicër”, tha tutje ajo.
Sylejmani thotë se libri është botuar në gjuhën gjermane me një qëllim të vetëm:“Kam qejf që të huajt ta lexojnë dhe ta shohin kulturën tonë, ky është motivi im i parë. Gjeneralisht përshkruhet pjesa e integrimit në një shtet tjetër. Ka aq shumë kulturë në këtë libër, anektoda dhe tregime. Bukuri të vendeve tona. Krejt njerëzit që jetojnë në vendet që flitet gjuha gjermane kanë mundësi ta lexojnë këtë libër. Kritika më e madhe që kam marr është ‘Libri është shumë i dhimbshëm’”, u shpreh ajo.
Autorja e librit “Barrë & Bekim”, thotë se është duke përgatitur edhe vëllimin e dytë të librit.
“Kam biseda me shumë njerëz për pjesën e dytë të librit, të kulturës dhe profesionistë”, tha ndër të tjera, Shqipe Sylejmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-mk-vrasje-780x439.png)
Në Maqedoni ndalohet shtetasi i Kosovës, i kërkuar nga Serbia
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/oksana-e1739572923698-780x439.jpg)
Historia e dashurisë, vajza nga Ukraina që gjeti dashurinë në Shqipëri
![Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GjxorEpWwAAf_Kj-780x439.jpg)
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, uron Kosovën për ditën e pavarësisë
![Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramushi-strukturat-780x439.jpg)
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara