Ai mund të jetë një nga udhëheqësit më të njohur – dhe i frikshëm – në skenën botërore, por shumë gjëra për diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, janë “të mbuluara” me mister.
Edhe kur ishte fëmijë, zyrtarët besnikë të dinastisë Kim shpërndanë mite për udhëheqësin e ardhshëm, me qëllim që të ndërtonin një kult rreth tij, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.
Madje, pretendohej se ai mund të gjuante me armë në moshën tre vjeçare, dhe Koreanëve të Veriut iu ishte thënë se Kim i ri ishte aq i saktë për të marrë në shenjë sa që mund të godiste një llambë nga 100 metra largësi.
Gjithashtu, kur ishte tetë vjeç, ai u tha se ishte në gjendje të drejtonte një kamion me 130 km/h shpejtësi.
Megjithatë, edhe si i rritur ai është larg nga të qenit një “libër i hapur” – deri në atë pikë sa askush nuk është as i sigurt se sa vjeç është dhe sa fëmijë ka.
Sipas Shërbimit Informativ Kombëtar të Koresë së Jugut, Kim ka tre fëmijë.
Çuditërisht ishte ylli i basketbollit amerikan Dennis Rodman ai që zbuloi për herë të parë emrin e dy fëmijëve të tij në vitin 2013, duke u thënë gazetarëve: “Unë e mbajta fëmijën e tyre Ju Ae dhe fola edhe me zonjën Ri gjithashtu”.
Fëmija i tretë raportohet se ka lindur në vitin 2017, megjithëse raportet në atë kohë nuk zbuluan gjininë e foshnjës.
Edhe pse data e tij e lindjes është dhënë zyrtarisht si 8 janar 1982, shërbimet e inteligjencës të Koresë së Jugut pretendojnë se ai në fakt ka lindur dy vjet më vonë.
Ky “korrigjim” u bë për ta bërë atë të shfaqej më i moshuar dhe më i pjekur kur ai mori kontrollin pas vdekjes së babait të tij në vitin 2011.
Kim është martuar me Ri Sol Ju, tani midis moshës 28 dhe 33 vjeçe.
Dyshja besohet se janë martuar në vitin 2009 dhe gruaja e tij iu bashkua Kim në një vizitë në Kinë vitin e kaluar.
Një libër i fundit, “Pasardhësi i Madh” nga Anna Fifield, zbuloi shumë më tepër për udhëheqësin e Koresë së Veriut sesa ishte njohur më parë.
Sipas Fifield, një kuzhinier u pagua për të qenë shoku i tij më i mirë si fëmijë, dhe në festat e ditëlindjes së tij morën pjesë zyrtarë të rangut të lartë dhe jo fëmijë të tjerë.
Që në moshën 11 vjeç, besohet se mbante një armë në një këllëf në çdo kohë.
Asnjë fotografi prej tij nuk ishte në dispozicion kur ishte fëmijë – megjithëse një imazh i një djali të ri që përshëndet – të shfaqura në një sfilatë ushtarake në vitin 2014 – thuhet se është e tij, përcjell Telegrafi.
Djali i ish-liderit Suprem Kim Jong-il dhe nipi i themeluesit të vendit, Kim Il-sung, u cilësua si një “shejtan i prishur” në fëmijëri.
Një biografi zyrtare e të riut Kim pretendon se ai – si babai i tij – nuk ka nevojë të përdor banjën.
Në vitet 1990 Kim u dërgua të jetojë dhe të studiojë në Shkollën Ndërkombëtare të Bernit në Zvicër nën një identitet të rremë.
Kjo u bë me shpresën se ekspozimi ndaj Perëndimit do ta shndërronte atë në një reformator.
Dashuria e tij për basketbollin është e njohur mirë, dhe sportisti amerikan Dennis Rodman ka qenë mysafir i “njeriut të fortë” të Koresë së Veriut.
Ky entuziazëm thuhet se ka ardhur nga nëna e tij, Ko Yong Hui, e cila gjithashtu e bindi atë se ai është një gjeni ushtarak.
Si i rritur ai mban një stil flokësh të veçantë – një nga vetëm 28 të miratuarit në Korenë e Veriut.
Nuk janë vetëm meshkujt, ata të cilët i kanë interesuar për të bartur një imazh nga Kim. Diktatori thuhet se ka zgjedhur personalisht anëtarët e grupeve të vajzave më të njohura në vend.
Dr Robert Kelly tha për ABC News se Kim duket të jetë ndër tjerash një “figurë i prirur për vetë-glorifikim – por jo budalla apo irracional”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A