LAJMI I FUNDIT:

Jepet premierë në Tiranë tragjikomedia “Forca e zakonit”

Jepet premierë në Tiranë tragjikomedia “Forca e zakonit”

Njëra ndër tragjikomeditë më të suksesshme në vendet gjermanishtfolëse, të Thomas Bernard, "Forca e zakonit", është shfaqur premiere në Teatrin Kombëtar në Tiranë, nën interpretimin e pesë aktorëve.

Ngjarjet zhvillohen në një cirk, ku Caribalti zbutësi i kafshëve, është një njeri i dobët fizikisht, por edhe psikikisht, i cili del tej kuadratit njerëzor, duke u bërë i ashpër, i vrazhdë, pse jo duke u kthyer në një dikator të vërtetë.

Një vepër kjo të cilën autori austriak Christis Papke bën një paralele midis vendit tonë, i cili për vite me radhë u mbajt në kthetra, si një cirk i mbyllur. Protagonistët kryesorë janë Vasjan Lami, Neritan Licaj dhe Arben Derhemi, si dhe dy balerinët Elton Cefa dhe Suada Hoxha.

Në qendër të shfaqjes qëndron Caribalti, ndërsa rreth tij vërtiten personazhet, gaztori, mbesa dhe zhongleri. “Forca e zakonit“ erdhi e përkthyer nga Jonila Godole, me mbështetje të ambasadës austriake, duke shënuar kështu fundin artistik të sezonit në Teatrin Kombëtar në Tiranë. /tch/