LAJMI I FUNDIT:

Jep parashikim e motit me maçorr në krahë

Jep parashikim e motit me maçorr në krahë

Meteorologu i njohur televiziv gjerman, Joerg Kachelmann ka lexuar parashikimin e motit në shoqëri të maçorrit, i cili po shëtitej nëpër studio gjatë kohës së emetimit të parashikimit në televizion.

Në momentin kur Kachelmann ka dashur t’u thotë bashkëkombësve të tij të vishen mirë se po i priste nata më e ftohtë e vitit, teleshikuesit kanë mundur të shohin hijen me bisht të gjatë se si po kalonte në fund të ekranit.

Meteorologut nuk i kishte mbetur gjë tjetër, pos që macen me emrin Lupina të merrte në kraharor, sepse nuk po ndalonte duke iu mbështjellë nëpër këmbë. Kjo ka ngjarë dy minuta pas fillimit të transmetimit të motit i cili, natyrisht, shkon drejtpërdrejt.

Kachelmann më vonë ka thënë se nuk e ka të qartë se si maçorri, pronare e të cilit është kolegia e tij, që atë ditë është dashur të udhëtonte, ka hyrë në studio.


“E kam hetuar kur po më kapej për këmbe dhe mendova me vete se njerëzit do të pyesin se çfarë po ndodhë. Kam menduar se do ta kam më lehtë ta kontrollojë nëse e marr në dorë. Macet hidhërohen nëse i injoroni, prandaj jam përkujdesur që maçorri të mos ndihet ashtu”, ka thënë Kachelmann.