LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje nga VV-ja, sekretari organizativ i degës në Hajvali

Jep dorëheqje nga VV-ja, sekretari organizativ i degës në Hajvali

Adnan Bajrami, sekretar organizativ i pikës së Hajvalisë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Lajmin për dorëheqjen e ka bërë publik vetë Bajrami nëpërmjet një statusi në Facebook.

Ai thotë se është dëshpëruar nga struktura e brendshme e kësaj partie dhe nga vetë qeverisja e Shpend Ahmetit.


Ky është postimi i plotë i tij:

Te dashur qytetare te Hajvalise, anetare e aktiviste,

Ju njoftoj se kam dhene doreheqje nga sekretari oganizativ i pikes se Hajvalise dhe nga Levizja Vetevendojse. Kam besuar ne kete rrugetim per 6 vite, mirepo jam deshperuar sepse Levizjen Vetvendosje nuk e kam shikuar per interesa personale por per interesa te pergjithshme te qytetareve.

Jam thellesisht i deshperuar me strukturen e brendshme, mungese e ristrukturimit te mirefillte, si dhe jam i zhgenjyer me qeverisjen komunale te Shpend Ahmetit dhe injorimin qe i’u ka bere Hajvalise.

1.Zgjedhjet e brendshme te LVV kane parim me statutin e partise nje anetar ne nje vote, qe vleresohet si demokraci. E verteta eshte qe ne praktike ky parim duket plotesisht ndryshe. Nje grup individesh i’a imponon anetareve per ke duhet votuar.

2.Rrezimi i 6 shtepive ne prone komunale ne Hajvali duke i lejuar te ndertohen per banim e pastaj te rrezohen dhe duke mos marr pergjithesi askush.

3.Kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti genjeu e pastaj e pranoi qe ishte ne jahtin e Blerim Devollit per nje moment e demanton se nuk kishe qene ne ate jahte. Puetjes cfare kerkonte aty dhe pse komuna e Prishtines bashkepunon me se shumti me Devollet kurre nuk ju dha nje pergjegje. Me kete pajtohen edhe shume ish bashk aktivistet.

4.Mospuna e qeverisjes lokale ne Hajvali. Kryetari kishte premtuar shume, mirepo gjendja ne Hajvali eshte tmerruse qe nga rruget, trotuaret, fushat sportive, kendi per lojra per femije e shume ceshtje te tjera, pra kryetari dhe qeverisja e LVV ne Prishtine nuk kane bere asgje nga ajo qe u premtua.

5.Te gjithe jemi deshmitare qe ne Prishine, jane punesuar aktiviste te LVV nga vende te ndryshme, jo qe nuk e meritojne keta te jene te punesuar. Mirepo komuna e Prishines ka nevoje qe t’i punesoj qytetaret e komunes tone, sepse jane taksapagues te komunes dhe eshte injorim dhe e padrejte praktika e deritashme.

Per keto 6 vite kam pasur edhe bashkpunim shume te mire me disa individe te cilet i falemnderoj shume per bashkpunimin, e njeri nder ta ishte edhe i ndjeri Arbnor Dehari i cili me shtyri te besoj ne kauzen e Levizjes.

Pas konsultimit me familjar e miq do te marr vendimin per vazhdimin e aktivitetit tim politik.

Ju falemnderoj perzemersisht, me respekt

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori