LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Jep dorëheqje drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Arian Krasniqi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky post. Në njoftimin dërguar mediave, Krasniqi ka shpjeguar se dorëheqjen e ka ofruar për shkak të pamundësisë për të realizuar objektivat e tij.

Në njoftim Krasniqi thekson se dorëheqjen e ka ofruar për shkak të ngushtimit të hapësirës për veprim në pajtim me ligjin për teatër, për shkak të ndërhyrjeve politike në punët e menaxhmenti të teatrit, si dhe për shkak të shtimit të trysnisë burokratike të zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës. /Telegrafi/