“Jemi Një”, vetëm në letër?!
1. Tirana
2. Prishtina
3. Renova
4. Vllaznija
5. Hysi
6. Shkëndija
7. Dinamo
8. Drita
9. Flamurtari
10. Skënderbeu
…derisa fillova të shikojë një debat televiziv në “Opinion” tek Blendi Fevziu, ku diskutoheshin të mirat apo të këqijat që mundet t’i sjell bashkimi i një Lige për shqiptarët, fillova të mendoj për një ligë me këto skuadra të lartëshkruara. Një ëndërr, e cila pos ndjenjave kombëtare, më shumë do ta fuqizonte kualitetin e futbollit shqiptar. Dhe kur kualiteti do të ishte më i lartë, konkurrenca më e fortë, atëherë edhe interesimi i futbolldashësve sigurisht që do rritej e rritej, sa që shumë do të befasoheshin ndoshta.
Sponsorët e ndryshëm do afroheshin, ekonomikisht klubet do forcoheshin dhe do të kishte mundësi që të paktën të investohej në gjeneratat e reja, t’i ofroheshin kushtet e kohës këtyre gjeneratave, prej të cilëve do të mundeshim që një ditë të nxjerrim talente që Evropa do vraponte pas tyre.
Pyetja që zakonisht e parashtroj në vete është: Nëse Partizani i Beogradit është në gjendje të shesë një futbollist 10 milion euro, pse Tirana, Prishtina apo Renova nuk arrijnë që as 100 mijë euro ta shesin një futbollist…?! Nëse Hajduku i Splitit apo Zeljeniçari i Sarajevës nxjerrin yje të futbollit, pse Hysi, Shkëndija apo Dinamo e Tiranës nuk e arrijnë një gjë të tillë..?!
Përgjigja ishte shumë e pastër në debatin e lartpërmendur. Shqiptarët janë të përçarë.
Komentatori i njohur shqiptar, Dritan Shakahoxha, nuk e di pse dhe nga çka ishte i shtyrë që të jetë një zë i fuqishëm i kundërshtimit që shqiptarët sportistë të bëhen bashkë. U fokusova te “Shako” dhe më befasonte pikërisht ai, marr parasysh se çdo ditë është pranë atyre emrave të mëdhenj të futbollit evropian dhe më mire se ai, pak kush e di se çka do të thotë investimi në futboll.
Si është e mundur që ‘nana Shqypni’ ka në vete njerëz që një iniciativë të tillë ta quajnë ‘koti’ dhe të akuzohen njerëzit që e iniciuan një gjë të tillë, kinse po e bëjnë për interesa biznesi dhe jo kombëtare. Po edhe nëse ka tendencë të tillë, tek e fundit futbolli biznes është, madje industri aq e madhe sa që ‘leku’ bash aty “vlon” dhe jo tek gomonet që nisen natën në drejtim të Italisë e Greqisë.
Unë nuk e di se çfarë thuhet në mendjen e këtyre ‘vëllezërve’ tanë sepse nuk po mundem ta imagjinojë që ekziston dikush që thotë se në vena i rrjedh gjaku shqip dhe është në gjendje t’i thotë JO një iniciative të tillë… Atëherë, slogani i famshëm “Jemi Një” për çka thuhet..?! Që ta zbukurojmë facebook-un, ekranet televizive, bilboardat apo pamfletet e ndryshme…?!
Si do që të jetë, jam i lumtur që më në fund e kam kuptuar shumë mirë që mendja ime ka qenë jashtëzakonisht gabim, kur në vete kam akuzuar Adrian Koznikun, Shefki Kuçin, Valon Behramin, Xherdan Shaqirin e shumë të tjerë, përse nuk veshën fanellën kuq e zi, por të shteteve të ndryshme. Vetëm tani e kam kuptuar këtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker